Dështon Edin Dzeko

Edin Dzeko ishte transferuar në Inter si zëvendësues i yllit të kësaj skuadre, Romelu Lukaku i cili u transferua në Chelsea për 113 milionë euro gjatë verës 

Megjithatë edhe belgu në Chelsea ka dështuar për ta treguar formën e tij si në Inter, pasi që pas startit të tij të mirë, atij i është ndalur vrulli. 

Sezonin e kaluar, zikaltërit luanin me sistem vertikal të kundërsulmeve me Antonio Conten, me Lukakun që kishte mundësi që me fuqinë e tij të sulmojë në vija të ngushta duke shkëlqyer si sulmues. Gjërat kanë ndryshuar pasi që të dy janë larguar, edhe belgu edhe Conte, pavarësisht se kjo gjë pritej. 

Interi është transformuar paksa nën urdhrat e Simone Inzaghit derisa roli i Dzekos nuk është i njëjtë siç ishte i Lukakus, por është shpresuar se ai do të ishte më shpesh gola shënues, nëse krahasohet me paraardhësin e tij. 

Pas 25 ndeshjeve në Serie A sezonin e kaluar, Lukaku kishte shënuar 18 gola dhe kishte bërë shtatë asiste. Këtë sezon, Dzeko ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tre asiste në një periudhë të njëjtë kohe, një rënie e madhe kjo. 

Kjo është e kuptueshme marrë parasysh dallimin në moshë dhe kualitetin e lojtarëve, por është vështirë të imagjinohet që Interi janë pak të zhgënjyer me golat e sulmuesit të tyre. Në përgjithësi, ai ka shënuar tre gola prej festës së Halloween. 

Fatkeqësisht për Lukaku, kalimi i tij në Londër ishte edhe më i dobët. Belgu ka shënuar vetëm pesë gola në 17 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe pakënaqësia në të është duke vazhduar tek tifozët e skuadrës nga Londra Perëndimore. 

Trajneri Thomas Tuchel ka folur për problemet e Lukakus gjatë këtij sezoni. 

“Ai nuk ishte i involvuar në ndeshjen tonë kundër Crystal Palace, ndodh ndonjëherë me sulmuesit kjo gjë. Nëse ata vuajnë paksa nga vetbesimi, nëse ata vuajnë paksa për të gjetur hapësirë dhe përballen me një skuadër që mbrohet, ndodhin të tilla gjëra”, tha ai. 

“Natyrisht nuk është kjo ajo që ne kemi dashur apo çfarë dëshiron Romelu, por nuk është koha që të qeshim me të, të bëjmë humor me të. Ai është në qendër të vëmendjes dhe ne do ta mbrojmë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: “E Majta” po të ketë forcë, fillon luftë

Story i radhës

Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste, Meta: E dënoj vendimin e Rusisë!

Të fundit nga