putin nenshkruan ligjin heq kufirin e moshes per tu regjistruar ne ushtri 6292a52d38e78

Putin nënshkruan ligjin, heq kufirin e moshës për tu regjistruar në ushtri

May 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë si anëtarë të shërbimit me kontratë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin të mërkurën, por ishte i nevojshëm nënshkrimi i Putinit që ai të bëhej ligj.

Më parë, shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas TASS, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi, sipas CNN.

Ndryshimet në ligj vijnë në mes të numrit të lartë të viktimave ruse në Ukrainë, ku Moska po zhvillon atë që e quan një “operacion ushtarak special”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

courtois anglezet donin te me ulnin por ndodhi e kunderta 6292a4ed46c24
Story i mëparshëm

Courtois: Anglezët donin të më ulnin, por ndodhi e kundërta

nje jaht luksoz fundoset ne portin toruqay publikohen pamje pas zjarrit te madh 6292add94fb45
Story i radhës

Një jaht luksoz fundoset në portin Toruqay – publikohen pamje pas zjarrit të madh

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë