“Putin ka dhënë urdhrin të nis pushtimi i Ukrainës”- Inteligjenca amerikane ngre alarmin – Biden anulon vizitën e planifikuar

February 20, 2022
1 minut lexim

CNN duke iu referuar burimeve nga inteligjenca amerikane zbulon se presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

Burimet thonë se komandantët rusë në terren kanë marrë urdhra për të nisur sulmin ndaj Kievit, me 190 mijë ushtarë që ndodhen në kufi, si dhe 500 avionë luftarakë.

“Përqendrimi i rreth 190,000 ushtarëve rusë, avionëve luftarakë dhe pajisjeve brenda distancës goditëse të Ukrainës – duke përfshirë deri në 500 avionë luftarakë dhe bombardues – është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes pse Uashingtoni beson se Rusia është gati për të sulmuar”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Lajmi i inteligjencës amerikane vjen pasi Presidenti Biden tha të premten se ai beson se Putini “ka marrë vendimin” për të nisur pushtimin. Një koment që i bëri jehonë dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili të dielën tha se “Ne besojmë se presidenti Putin e ka marrë tashmë vendimin”.

“Gjithçka që po shohim sugjeron se kjo është shumë serioze,” tha Blinken për CNN, duke shtuar se Perëndimi ishte po aq i përgatitur nëse Moska pushton.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se presidenti Joe Biden po anulonte një udhëtim në Delaware dhe do të qëndronte në Uashington. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha gjithashtu të dielën se ajo po shtynte një udhëtim në Francë për shkak të situatës dhe do të kthehej menjëherë në Kanada.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Debate të ashpra në post BBV, Big Mama largohet nga studio

Story i radhës

Barcelona nuk dorëzohet, planifikon ofertë të re për Haaland

Të fundit nga

ShkoLartë