Putin: Inflacioni një nga problemet kryesore në ekonominë ruse

September 18, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se inflacioni është një nga problemet kryesore në ekonominë e vendit të tij, transmeton Anadolu.

Putin mori pjesë në takimin e mbajtur përmes video konferencës me zyrtarë për buxhetin federal rus.

Putin njoftoi se rritja e ekonomisë ruse në vitin 2023 parashikohej të ishte 1,2 për qind në muajin prill, por ky nivel, theksoi ai, është kaluar dhe rritja ekonomike në fund të vitit mund të arrijë në 2,5 dhe madje në 2,8 për qind.

“Këtë vit kishte një deficit të vogël në buxhet, por në gusht doli përsëri shumë. Është e rëndësishme që në të ardhurat e jashtme përveç naftës dhe gazit natyror të regjistrohet një rritje e madhe në krahasim me vitin e kaluar”, tha Putin, duke informuar se situata në buxhetin federal është stabilizuar.

Presidenti rus po ashtu theksoi se në muajt gusht dhe korrik edhe të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi natyror kanë arritur nivelet e vitit të kaluar.

Pasi theksoi se inflacioni është një nga problemet kryesore në ekonominë e vendit, Putin tha se, “Është e qartë se një nga problemet kryesore është përshpejtimi në rritjen e inflacionit. Edhe arsyeja kryesore për këtë është dobësimi i rublës. Është e nevojshme të merren vendimet e duhura në kohën e duhur, pa vonesë”.

Ndër të tjera, Putin bëri të ditur se vendet Perëndimore bëjnë një presion të jashtëm “të pashembullt” mbi ekonominë ruse.

“Mund të themi se procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi rezistuar një presioni të jashtëm absolutisht të paprecedentë, sulmeve sanksionuese të disa drejtuesve elitarë në të ashtuquajturin bllokun Perëndimor”, tha ai.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Valon Syla iu kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”

Story i radhës

Pa bonus kush lind jashtë, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimin: Përfitojnë ata që jetojnë në shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë