putin evropa do te paguaje cmimin per embargon ruse te naftes 6283a6274a079

Putin: Evropa do të paguajë çmimin për embargon ruse të naftës

May 17, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Evropa do të paguajë një çmim të lartë për energjinë nëse Perëndimi vendos një embargo ndaj naftës ruse, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai tha se bisedat për një embargo të mundshme kishin nxitur tashmë një rritje të çmimeve globale të naftës.

Putin po fliste me shefat rusë të naftës dhe zyrtarët e qeverisë, në një fjalim televiziv, për ndikimin e sanksioneve perëndimore në industrinë e energjisë.

Udhëheqësi rus pretendoi se sanksionet, të cilat u vendosën pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, ishin vendosur nga Perëndimi për arsye politike.

Por ai arriti në përfundimin se do të ishte e pamundur për disa vende evropiane, të cilat varen shumë nga energjia nga Rusia, të shmangin plotësisht naftën ruse.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pse femrat bejne me shume kerkesa per divorc ne krahasim me meshkujt 6283a6216a5ec
Story i mëparshëm

Pse femrat bëjnë më shumë kërkesa për divorc në krahasim me meshkujt?

frika per kolapsin e tether shtohet pas terheqjes se miliarda dollareve nga stablecoin 6283aeca8b99a
Story i radhës

Frika për kolapsin e Tether shtohet pas tërheqjes së miliarda dollarëve nga stablecoin

Të fundit nga

ShkoLartë