Frika për kolapsin e Tether shtohet pas tërheqjes së miliarda dollarëve nga stablecoin

Investitorët kanë tërhequr më shumë se 7 miliardë dollarë në Tether që kur monedha ra nën vlerën e dollarit duke vënë në pikëpyetje rezervat e stablecoin-it më të madh në botë.

Qarkullimi i Tether ra nga 83 miliardë dollarë një javë më parë në 76 miliardë dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.

Stablecoin-i duhet të qëndrojë gjithnjë në vlerën 1 dollarë por ditën e Enjte nën panikun e kolapsit të monedhës rivale terraUSD, Tether ra në 95 cent.

Shumica e monedha të tilla, stablecoin, mbështeten në rezerva valutore dhe besimi në të ngrihet mbi idenë se Tether në rastin konkret ka mjaftueshëm kolateral për të mbuluar përdoruesit që duan të tërheqin paratë e tyre.

Por ngritja e një kategorie të re stablecoin quajtur “algoritmikë” si terraUSD ose siç njihet ndryshe UST, ruajnë vlerën 1 dollarë duke u mbështetur tek një kod.

Tether ishte shprehur në të kaluarën se për çdo 1 tether në qarkullim, 1 dollarë është në rezervën e kompanisë. Megjithatë pas një çështjeje gjyqësore me prokurorin e përgjithshëm të Nju Jorkut, kompania zbuloi se tether mbështeten në disa asete nga para prej letre, tek kredi kompanish.

Situata e krijuar shtoi dyshimet mbi rezervat e Tether. Herën e fundit që kompania raportoi rezervën e saj kishte 4.2 miliardë dollarë para kesh, 34.5 miliardë dollarë letra me vlerë me afat 3 mujor dhe 24.2 miliardë dollarë ishin borxhe të kompanive.

Destabilizimi i kriptomonedhave shkaktoi reagime në dy anët e Atlantikut. Sekretarja e Thesarit Amerikan Janet Yellen paralajmëroi rreth rreziqeve financiare nëse stablecoin nuk rregullohen.

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Francës Francois Villeroy de Galhau tha se trazira që po kalon kjo industri duhet të jetë moment zgjimi për autoritetet rregullatorë në mbarë botën.

Fabio Panetta, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, tha se stablecoin si Tether janë të cenueshme nga largimet masive.

Tether luan një rol jetik për industrinë e kriptomonedhave duke lehtësuar miliarda dollarë transferta çdo ditë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin: Evropa do të paguajë çmimin për embargon ruse të naftës

Story i radhës

Një episod i jashtëzakonshëm në televizionin rus: Ushtaraku në pension paralajmëron se situata për Rusinë do të përkeqësohet

Të fundit nga