Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, diskutuan për zbatimin e deklaratave trepalëshe të nënshkruara mes Azerbajxhanit, Rusisë dhe Armenisë pas Luftës së 2-të të Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Putin dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike.
“Putin dhe Aliyev folën për çështjet praktike lidhur me marrëdhëniet ekonomike dhe hapjen e transportit në rajon. Dy presidentët diskutuan për hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin në mënyrë gjithëpërfshirëse të deklaratave trepalëshe të nënshkruara nga liderët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë”, thuhet në deklaratë.
Burimi: GAZETA.MK