Putin: Bota ta njohë aneksimin e Krimesë – nuk është ndryshe nga Kosova

February 22, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke e krahasuar atë me Kosovën.

Gjatë një konference me gazetarë, pak pasi parlamenti rus miratoi kërkesën e tij për dërgimin e trupave të armatosura jashtë Rusisë, presidenti Putin tha se aneksimi i gadishullit të Krimesë në vitin 2014, duhet të njihet si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.

“Njerëzit që jetojnë në Sevastopol, kanë vendosur vet, e kam thënë disa herë. Përse qenka ndryshe nga Kosova”, tha presidenti rus, i cili një ditë më parë njohu dy rajone separatiste rusishtfolëse në Ukrainën Lindore si shtete të pavarura.

Javën e kaluar, presidenti rus, gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kritikoi NATO-n, duke thënë se kishte nisur një luftë në Evropë duke bombarduar Serbinë në vitin 1999.

Kancelari Scholz u kundërpërgjigj, duke thënë se ndërhyrja e NATO-s kishte ndodhur për të parandaluar gjenocidin, një referencë për përndjekjen e shqiptarëve në Kosovë nga forcat serbe.

Presidenti rus tha më pas se Rusia e konsideronte trajtimin e rusëve etnikë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore si “gjenocid”, një pohim të cilin më pas kancelari Scholz e cilësoi “të gabuar”.

Nuk është hera e parë që presidenti rus përmend Kosovën në kuadër të arsyetimit për veprimet e tij. Në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, vëzhguesit vunë re se ai përmendi Kosovën gjashtë herë gjatë fjalimit të tij.

Politikanë dhe analistë kanë theksuar në shumë raste se krahasimi i Krimesë me Kosovën është i sforcuar, dhe se pavarësia e Kosovës pasoi spastrimin etnik nga forcat serbe dhe një proces të gjatë ndërkombëtar. Asnjë nga këto nuk kishte ndodhur para marrjes nën kontroll të Krimesë nga Rusia.

Ndonëse e përmend shpesh Kosovën, Rusia një aleate e vjetër e Serbisë, refuzon të njohë pavarësinë e saj që tashmë është njohur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA: Parlamenti debaton për ngritjen e pagës minimale

Story i radhës

Genta Ismajli publikon për herë të parë binjakët dhe emrat e tyre

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë