Putin bën thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Perëndimin për të zbutur tensionet mbi Ukrainën

February 1, 2022
min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë injoruar kërkesat kryesore të Rusisë mbi sigurinë, por shtoi se Moska është ende e hapur për më shumë bisedime me Perëndimin për uljen e tensioneve rreth Ukrainës. 

Zoti Putin argumentoi se është e mundur të negociohet një përfundim i ngërçit nëse merren parasysh interesat e të gjitha palëve, duke përfshirë shqetësimet ruse mbi sigurinë. 

Ai shprehu keqardhje për refuzimin nga Perëndimi të kërkesave të Kremlinit që NATO të mos pranojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, të mos dislokojë armë pranë kufirit rus dhe do të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore. 

Kërkesat, të refuzuara nga NATO dhe SHBA, vijnë mes frikës se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, nxitur nga grumbullimi i rreth 100,000 trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës. Bisedimet midis Rusisë dhe Perëndimit deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. 

Udhëheqësi rus tha se refuzimi i aleatëve perëndimorë për të marrë parasysh kërkesat e Moskës është një shkelje e detyrimeve të tyre ndaj integritetit të sigurisë për të gjitha vendet dhe këmbënguli se një zgjidhje mund të gjendej përmes bisedimeve të mëtejshme. 

Ai paralajmëroi se pranimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në një situatë, ku autoritetet ukrainase mund të nisin një aksion ushtarak për të rimarrë Krimenë ose zonat e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit. 

“Imagjinoni nëse Ukraina bëhet anëtare e NATO-s dhe nis operacionet ushtarake”,tha zoti Putin. “A duhet të luftojmë kundër NATO-s në atë rast? A ka menduar dikush për këtë?” 

Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 pas rrëzimit të presidentit pro-rus në Kiev dhe më vonë mbështeti kryengritësit në zemrën industriale lindore të Ukrainës, duke shkaktuar një konflikt, në të cilin u vranë mbi 14,000 vetë. 

Duke folur pas bisedimeve me kryeministrin hungarez Victor Orban në Kremlin, zoti Putin theksoi se është ende e mundur të gjendet një zgjidhje që do të merrte parasysh shqetësimet e secilës palë. 

Ai tha se Presidenti francez Emmanuel Macron mund të vizitojë së shpejti Moskën si pjesë e përpjekjeve të rinovuara diplomatike pas bisedës së tyre telefonike të hënën. 

Victor Orban, i cili ka krijuar lidhje të ngushta me zotin Putin, duke e vendosur Hungarinë, e cila është anëtare e NATO-s, në një pozicion unik, theksoi se asnjë udhëheqës evropian nuk dëshiron një luftë në rajon dhe shprehu shpresën për një zgjidhje. Udhëheqësi hungarez ka shmangur marrjen e një qëndrimi përfundimtar mbi grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës dhe disa nga kundërshtarët e tij në Budapest e kritikuan udhëtimin e tij në Moskë, duke e quajtur atë si një tradhti të interesave të Hungarisë dhe atyre të aleancave perëndimore. 

Në përpjekje për të ushtruar presion mbi Perëndimin, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u ka dërguar një letër homologut të tij amerikan dhe atyre të vendeve të tjera perëndimore, në të cilën kërkon shpjegimet e tyre në lidhje me detyrimet e kaluara të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, një grupim transatlantik i sigurisë. 

Rusia ka argumentuar se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ka dëmtuar sigurinë e Rusisë, duke shkelur parimin e ofrimit të sigurisë së barabartë për të gjitha kombet, pavarësisht nga angazhimet e tyre politike, ekonomike apo ideologjike, miratuar nga OSBE-ja në vitet 1999 dhe 2010./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të largoni aromën e cigares nga rrobat?

Story i radhës

Loja e frikshme e “demonëve” për arin dhe ujin e Veriut -Kush po na i trazon kufijtë tanë?

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë