pushteti lokal i gostivarit propozon buxhet me vlere mbi 20 milione euro 63a572f91f348

Pushteti lokal i Gostivarit propozon buxhet me vlerë mbi 20 milionë euro

December 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 dhjetor – Propozim buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin e ardhshëm 2023 është projektuar në një miliardë e 250 milionë denarë. Ky dokument mbrëmë u prezantua para përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, qytetarëve, përfaqësuesve të bashkësive lokale dhe ndërmarrjeve lokale.

 

Nga vetëqeverisja lokale cekën se prezantimi është vazhdim i praktikës për rritje të transparencës dhe përfshirje të qytetarëve në sjelljen e vendimeve.

Në emër të kryetarit të komunës si propozues, buxhetin për vitin 2023 e prezantoi Imer Memedi nga Sektori për buxhet dhe kontroll, Memedi tha se pjesa më e madhe e parave do të shkojnë për rroga dhe kontribute, ndërsa një pjesë për investime kapitale, para së gjithash për infrastrukturën rrugore. Krahasuar me buxhetin e këtij viti, buxheti i propozuar është për pothuajse 15 për qind më i lartë.

Të ardhurat e parapara për mbushje të arkës komunale është paraparë të jetë me pagesë të tatimeve, donacioneve dhe bllok dotacione. Për vitin tjetër është planifikuar të merret edhe kredi për mbulimin e borxheve të mbetura.

Propozim buxheti së shpejti do të gjendet në mbledhje të këshillit të komunës, ku duhet të votohet.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

rruga prishtine podujeve shteti sot prezanton te rejat e fundit 63a5729285d90
Story i mëparshëm

Rruga Prishtinë-Podujevë, shteti sot prezanton të rejat e fundit

keto 4 shenja te horoskopit do te marrin shume energji dhe fat per ditet e fundit te dhjetorit 63a573707ee03
Story i radhës

Këto 4 shenja të horoskopit do të marrin shumë energji dhe fat për ditët e fundit të Dhjetorit

Të fundit nga

Inzaghi drejt lamtumirës nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit tek Interi është gjithnjë e më larg. Sipas burimeve të televizionit sportiv SSC në Arabinë Saudite, trajneri italian ka dhënë “po”-në përfundimtare për Al-Hilal dhe pritet të
ShkoLartë