Pushkë automatike, municion, e granata dore, policia e Kosovës sekuestron arsenal armësh në fshatin e banuar nga serbët

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një person ka qenë duke mbledhur hekura dhe në një vend ku hidhen mbeturinat ka gjetur një armë zjarri e mjete shpërthyese.

Pasi qytetari ka lajmruar policinë, këta të fundit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar armë të tjera dhe municion.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Mjetet shpërthyese janë marrë nga njësia e FSK-së, kurse armët dhe municioni nga njësitë policore.

Prelluzha është fshat në veri të Kosovës i banuar nga serbët.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjksë, ku u vra rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, policia ka vijuar me kontrolle në disa vende në veri, ku edhe ka sekuestruar sasi të madhe armatimi dhe municioni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kamomili për Qetësimin e Mendjes dhe Organizmit

Story i radhës

Osmani del në konferencë për media në ora 11:00, Presidenca s’tregon arsyen

Të fundit nga