Punonjësit e Policisë së Burgjeve, rritje page me 7% – përfitojnë mbi 3560 efektivë

min lexim

Paga për punonjësit e Policisë së Shtetit do të rritet me 7%, ka deklaruar Drejtori i Burgjeve. Duke u rritur kështu me 13 mijë e 700 lekë nga ku do të përfitojnë 3560 punonjës të policisë së burgjeve. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se Pagat e Policëve të Burgjeve barazohen me pagat e Policisë së Shtetit.

“Paga e policëve të Burgjeve barazohen me pagat e Policisë së Shtetit”, deklaroi ai. Ndërkohë, lidhur me zgjatjen e mandatit të Arben Krajës në krye të SPAK, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se e ka në dorë vetëm Kuvendi i Shqipërisë. “Reforma në drejtësi është një reformë e konceptuar tërësisht në parlamentin e Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë sot në raport me çështjet e drejtësisë ka funksione tërësisht monitorimi të sistemit”, u shpreh ai. Nga Fieri, Manja tha se në vendin tonë pritet të mbyllen 4 institucione të vuajtjes së dënimit, ndërsa shkak për këtë vendim janë kushtet e papërshtatshme të këtyre institucioneve për të dënuarit.

“Është IEVP në Sarandë, Tropojë, Vaqarri dhe Zaharia që tashmë është institucion i mbyllur sepse po shkojmë drejt strukturave akomoduese si kjo strukturë që kemi këtu në Fier”, tha ai.

Ndërkaq ministri i Drejtësisë foli edhe për marrëveshjen e ekstradimit me Dubain, një vend ky dyshohen se fshihen dhjetëra eksponentë të rëndësishëm të krimit nga Shqipëria. “Do të vazhdoj të kërkoj të kemi marrëveshje ekstradimi dhe bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridiko-penale me të gjithë ato shtete ku në vlerësim të analizës të gjithë agjencive të sigurisë por edhe prokurorisë ndodhen shtetas shqiptarë që janë në konflikt me ligjin”, nënvizoi Manja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Izrael-Shqipëri, “kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Story i radhës

Gjithë kjo llomotitje vend e pa vend, pse fëmijët e shkollave tona po mbahen peng

Të fundit nga