Punëtoret teknike të Kuvendit nuk do ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre

October 18, 2024
1 minut lexim

Për më shumë se një muaj, punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës janë në grevë. Ato po vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre në lidhje me pagën që ua ofron ky institucion.

Është java e pestë që po qëndrojnë këtu.

Në këtë formë, punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po protestojnë për pagat e tyre brenda këtij institucioni.

Pavarësisht që kanë kaluar mbi një muaj, përfaqësuesja e këtyre punëtoreve, Nazife Krasniqi thotë se kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

“Vetëm në mënyrë jozyrtare kemi pas kërkesë. Operatori me zyrtarin e Kuvendit kanë dalë këtu kanë dashtë me na ndërpre grevën, na kanë dërgu në një sallë dhe na kanë thanë ose keni më fillu punën prej të hënës ose ju nuk guxoni me mbajtë grevë më në oborrin e Kuvendit por keni me dal jashtë oborrit”, ka thënë Krasniqi.

E shpresa që kërkesat e tyre do të plotësohen i shtyn ato që të mos dorëzohen.

“Shpresa e mbanë njeriun, ne shpresojmë që do bëhet mirë për neve për këta e për të gjithë, tash të shohim, përgjigje zyrtare nuk kemi. Ne po presim përgjigjen zyrtare a është në favorin tonë apo jo”, deklaroi ajo.

Greva e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës ka filluar më 16 shtator.

Kërkesë e tyre është rritja e pagës nga 270 në 550 euro.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Kuvendin e Kosovës për të marrë një qëndrim nga ta për këtë çështje mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së

Story i radhës

Çfarë ndodh në mendjen e një narcisisti kur ndodh një debat?

Të fundit nga

ShkoLartë