​Punëtorët në Prishtinë kërkojnë rritje pagash dhe kthim nën menaxhim të komunës

December 9, 2022
min lexim

Punëtorët teknik e mirëmbajtës të disa shkollave të Prishtinës dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare MF-ve dhe atyre të sigurimit fizik sot kanë protestuar para komunës së Prishtinës. Dy kërkesat e tyre kryesore të kësaj proteste ishin kthimi nën menaxhim të komunës së Prishtinës dhe rritje të pagave.

Derisa protestonin ata në duar mbanin pankartat me mbishkrimet “Qeveri- kompani private hap sytë punëtorët po shkojnë”, “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, Jusuf Azmei tha se para se të nis kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve.

Ai tha se edhe Zogaj u pajtua që kërkesat e këtyre punëtorëve janë të arsyeshme.

Azemi theksoi se i kanë dhënë ultimatum komunës së Prishtinës, që nëse nuk rriten pagat deri në shkurt, pas kësaj periudhe do të largohen nga puna punëtorët.

“Nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje se kërkesat tona a janë të arsyeshme apo jo, kërkesat tona kanë qenë dy kërkesa e parë është rritja e pagave dhe kërkesa e dytë është kthimi nën menaxhim direkt të komunës së Prishtinës ashtu siç kanë qenë këta punëtorë dhe normal që e kemi dhënë një fjalë se më 1 shkurt nëse nuk rriten pagat e këtyre punëtorëve, atëherë kemi thënë se të gjithë këta punëtorë do t’i thërrasim që të lënë vendet e tyre të punës sepse më nuk mund të punojnë për 250”, theksoi ai.

Kryetari iFederatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se këta punëtorë të sektorit privat janë diskriminuar nga Qeveria e Kosovës pasi nuk kanë marr shtesën prej 50 eurosh vetëm pse janë punëtorët të sektorit privat.

“Po në këto shkolla qeveria punëtorët teknik që kanë nën menxhim të komunës i ka financuar dhe po në këto shkolla punëtorët që nuk kanë qenë nën menaxhim të Qeverisë por të kompanisë nuk janë financuar andaj është ‘Qeveri-kompani private hap sytë, po ikin punëtorët’ dhe është shumë e vërtetë 1 shkurt nëse nuk kemi dyfishim të pagës së paku 250 euro Sindikata merr përgjegjësinë dhe këta punëtorë nuk do të kryejnë shërbime më“, u shpreh ai.

Punëtor Teknik në shkollën fillore “Naim Frashëri”, Nazim Hyseni u shpreh se pagën 250 mezi po ia del në këtë kohë krize.

Ai ndihet I diskriminuar që kolegët e tyre që janë në menaxhim të komunës kanë gëzuar shtesën 50 euro nga shtetit, por jo edhe ai.

“250 euro…Me këtë pagë është shumë vështirë, tani për muajin shtator e tetor kolegët në komunë i kanë marrë nga 50 euro, e ne jo. Vetëm neve, gjashtë shkolla na kanë qitë në kompani private dhe luajnë me ne si të duan, për çka mos me i gëzua edhe ne të drejtat tona… Kërkesa jonë është që të kthehemi në menaxhimin e komunës edhe ne sepse është duke na u bërë shumë e padrejtë”, thotë ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca rrit kontrollin në Kanalin e La Manshit

Story i radhës

Superkupa e Kosovës vjen sonte me sfidat e gjysmëfinales

Të fundit nga

ShkoLartë