Punëtorët e “Pastrimit”, kundërshtojnë veprimet e Komunës së Prishtinës: Kryetari po rrezikon mirëqenien e 900 punëtorëve

November 20, 2024
min lexim

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë kundërshtuar veprimet e Komunës së Prishtinës, që sipas tyre rrezikojnë mirëqenien e 900 punëtorëve.

Komuna ka bërë publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 lote për vlerën 16.5 milionë euro.

Për këtë, sot në Kuvendin komunal është mbajtur një sallë dëgjimore me punëtorët e kësaj kompanie.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri ka thënë se kryetari duhet të ballafaqohet me kërkesat e qytetarëve.

“Nuk është mirë qytetarëve t’u kthehet shpina, duhet të ballafaqohen me kërkesat e qytetarëve. Një apel për zyrën e Kuvendit dhe të Komunës më njoftuan që mbledhja nuk është duke u incizuar me livestream në kanalin tonë të komunës, kërkoj publikisht të publikohet dhe mos të pengojnë dëgjimin publik”, ka thënë Retkoceri.

Punëtori i KRM-së, Sadat Rutkovci i ka apeluar kryetarit që të mos luajnë me ndjenjat e punëtoreve.

Sipas Rutkovcit, kryetari rrezikon mirëqenien e 900 punëtorëve që mbajnë familje.

“Desha ta bëja një kërkesë dhe apel, ta keni parasysh jeni duke luajtur me ndjenjat e punëtorëve nuk është e lehtë 900 të punësuar. Çështja e mbeturinave për një afat 10-vjeçar merr kahun e duhur keni parasysh 900 punëtorë nga dy anëtarë në familje i bie 1800 që mbesin pa bukë. Mos e shkatërroni kompaninë e pastrimit, vota keni marrë prej qytetarëve të këtij vendi, nuk ju ka sjell lejleku. 20.4 milionë euro nga Qeveria gjermane kanë ofruar donacion për Kosovën ata janë të gatshëm të na japin makineri të reja të cilat sigurohen për 10 vjet. Krim më të madh vetëm në luftë kemi pasur”, ka thënë punëtori.

Punëtori, Faik Gashi ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari për 10 kamionë të cilët nuk kanë ardhur ende.

“Do të doja të ishte kryetari këtu. Para një viti na ka premtuar për 10 kamionë. Ku mbesim ne dhe kush jep përgjegjësi. Ata kampionë ende nuk kanë ardhur”, ka thënë Gashi.

Dukuri të tilla sipas punëtorit, Gani Sopi nuk do të duhej të ndodhnin.

Sopi ka theksuar se duhet të ndryshohet rregullorja në interesin e qytetarit.

“Pikë së pari jemi qytetarë pastaj punëtor, unë nuk kam pritur që mos me qenë përgjegjës ata që e kanë obligim institucion. Nuk është dashur nuk pas luftë të ndodhin dukuri të tilla. Mirëpo, edhe pas lufte edhe me ligjin. Nëse këta dinë me dredhë, por si guxon të mos vijnë të japin përgjegjësi. Situata më e rënduar është regjioni i Prishtinës. Rregulloren duhet të ndryshohet me u bë ashtu siç duhet për të shërbyer në interesin e qytetarëve”, ka theksuar Sopi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

Story i radhës

Hamiti: Telefonata e Dianës me babain dhe porositë për Arionin do të dalin në ‘Prime’

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë