Punëtorët e Ferronikelit para kolapsit, të enjten protestë para Qeverisë së Kosovës

February 22, 2022
1 minut lexim

Këtë të enjte, 24 shkurt, nga ora 12:00, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesë kryesore do të jetë ndërmarrja e veprimeve konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

Pesë muaj pas ndërprerjes së prodhimit në fabrikë, qeveria në vazhdimësi ka neglizhuar kërkesat tona të natyrës urgjente, përkundër thirrjeve e lutjeve për ndihmë dhe dy protestave paqësore me numër të lartë pjesëmarrësish.

Sot, “NewCo Ferronikeli” mbetet kompania e vetme në Kosovë, e pambrojtur nga tarifat e vendosura të energjisë dhe e ekspozuar hapur ndaj krizës, ndryshe nga secila kompani apo biznes tjetër në vendin tonë, që mbrohet nga tarifat dhe subvencionohet nga shteti për ta përballuar këtë situatë. Konsiderojmë që kjo është një padrejtësi dhe diskriminim i pashembullt ndaj punëtorëve të kompanisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie shi për vetëm pak minuta, përmbyten rrugët e qytetit të Durrësit

Story i radhës

Partneri i Selës kërkon luftë

Të fundit nga

ShkoLartë