punetoret e cernobilit nuk mund te shkojne ne pune per shkak te bombardimeve 623d67919979f

Punëtorët e Çernobilit nuk mund të shkojnë në punë “për shkak të bombardimeve”

March 25, 2022
1 minut lexim

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka njoftuar se Ukraina i ka thënë që forcat ruse janë duke bombarduar hyrjen e qytetit Sllavutiç.

Ky qytet, me rreth 25,000 banorë, është vendi ku jeton një pjesë e madhe e punëtorëve të centralit bërthamor Çernobil.

Çernobili, vendi ku ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor më 1986, është nën kontrollin e forcave ruse tash e një muaj.

Ukraina i ka thënë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike se bombardimet janë duke rrezikuar shtëpitë dhe familjet e stafit që punon në Çernobil dhe është duke pamundësuar ndërrimin e punëtorëve.

Rafael Grossi, shef i kësaj Agjencie ka thënë se është i shqetësuar nga këto zhvillime, për të cilat bëhet e ditur vetëm disa ditë pasi stafit i është mundësuar të kthehet në shtëpi, pas gati katër javëve pa u larguar nga vendi i punës.

Ai ka thënë se Agjencia që drejton do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sot dhe neser moti me rritje te lehta te temperaturave 623d5ee3c605b
Story i mëparshëm

Sot dhe nesër moti me rritje të lehta të temperaturave

zonja albright shkove ne amshim ne diten kur para 23 viteve presidenti clinton dhe ti vendoset ta lironi kosoven nga gjenocidi 623d67c742fe6
Story i radhës

Zonja Albright shkove në amshim në diten kur para 23 viteve Presidenti Clinton dhe ti vendoset ta lironi Kosoven nga gjenocidi

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë