Zonja Albright shkove në amshim në diten kur para 23 viteve Presidenti Clinton dhe ti vendoset ta lironi Kosoven nga gjenocidi

Zonja Madeleine Albright, me familje, kishte ardh në SHBA në vitin 1948, në moshen 10 vjeqare. Falë jetes dhe punes së suksesëshme, me 5 dhjetor 1996, Presidenti më intelegjent I SHBA-ve Clinton e nominoi Sekretare të DASH-it. Ndodhi që, në historin e shtetit, për here të pare, të nominohet nji zonjë në postin e Sekretarit.

Në vazhdim do i veqoi dy momente – diten e marrjes së vendimit për intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe, biseden, që pata nderin, me 31 janar 2019, ta zhvilloi me Zonjen Albright.

Për dallim nga mjetet tjera të informimit, CNN ishte rrjeti më I përkushtuar dhe ofronte informacione për ndodhitë në Kosovë gjatë agresionit serb.

Me 22 mars 1999, thuaja se, CNN ishte përqendruar në tri vende – në Shtepin e Bardh ku, Presidenti Clinton, tër diten, kishte rreth vedit Sekretaren Albright dhe këshilltarët për siguri, në Washington, ku mbahej tubimi I Aleances NATO dhe, shenohej 50-vjetori I themelimit dhe, në Beograd ku vepronte përfaqsuesi I SHBA-s Z. Hollbrooc.

Në Shtepin e Bardh, diskutimi ka zgjatë tër diten der isa, Presidenti Clinton u shpreh se është I lodhur, do shkoi me pushu dhe do të vendosë. Diten e neserme, në mengjes, e para kishte arrijtë Z. Albright dhe priste ardhjen e Presidentit. Ishte ky transmetim I drejtëpërdrejt I CNN dhe në një moment u paraqit z. Clinton. Zonja e përshendeti dhe e pyeti a ka marr donji vendim. Po tha Presidenti. Zonja Sekretare e pyeti a je në rregull( are you OK). Përgjegjëja ishte positive. Ndaj, me 24 mars, Aleanca NATO e filloi punen e vet. Vlen me e potencuar se në atë kohë, SHBA participonte me 73% në NATO, në aspektin financiar, Teknik dhe kadrovik.

Edhe në tubimin e Aleances NATO, kuptohet, diskutohej për Kosoven. Mbaj në memorie se nji apo dy shtete e kundërshtonin intervenimin ndërsa Franca insistonte që më pare duhet të merr vendim OKB.

E veqoi momentin kur, zoti Hollbrook, pas bisedes me Millosheviqin, u nis me dale dhe, kur erdhi ke d era, u ndal për momentin, u këthye kah Millosheviqi dhe e pyeti se: a e din se çka do të ndodh, pasi që ai del nga zyra. Krimineli iu përgjegj PO e di, ndoshta do të më sulmoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Punëtorët e Çernobilit nuk mund të shkojnë në punë “për shkak të bombardimeve”

Story i radhës

Si do të jetë moti sot

Të fundit nga