Punësimet në KEK, ka edhe votues të Albinit pasi çdo i dyti ka votuar Vetëvendosjen!

April 8, 2022
min lexim

Opozita aktualizoi së fundi çështjen e punësimeve në KEK, për të cilën akuzon qeverinë se e ka mbushur me simpatizantë të VV-së. Natyrisht se roli i opozitës është pikërisht të vë në pah mangësitë, dështimet, nepotizmin dhe të gjitha elementet negative të qeverisë. Pavarësisht se opozita s’ka të drejtë të kritikojë qeverinë për gjërat që vet i ka bërë, ajo ka të drejtën dhe detyrimin politik për ta bërë një gjë të tillë.

Opozita akuzon qeverinë për punësimet familjare, për nepotizëm. Këtë gjë duhet ta vërtetojë duke marrë për bazë parimin e meritokracisë. Nëse dikush e meriton një vend pune duke plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara në konkurs, nuk u dashka të punësohet vetëm pse është votues i një partie politike.

Të gjithë janë votues të një subjekti, s’ka logjikë mbi bazën e të cilave opozita kërkon anulimin e punësimeve në KEK. Jam pro asaj që nëse ka fakte për punësimet e pamerituara t’i bëjë publike, dhe ato do të vërtetohen, s’ka nevojë të bëjë shou politik.

Mbi bazën e raportimeve të mediave, Prokuroria ka nisur hetimet për punësimet e mbi 100 personave në KEK. Opozita duhet të tregojë cilat parregullsi janë hasur në punësimet e këtyre personave, apo s’kanë asnjë arsye përmbajtësore vetëm se kanë gjetur ndonjë element se të punësuarit janë votues të partisë në pushtet.

Kjo opozitë nuk di as të kritikojë, për më tepër për gjërat që i kanë bërë vet duke mbushur bordet me militantë të tyre pa fije merite, me shefin e madh që u bënte thirrej të mësojnë gjuhën angleze, e pastaj të konkurrojë se vendin e kanë të sigurt. Për nepotizëm janë ish partitë në pushtet e që sot janë në opozitë që ia kanë vënë majën, natyrisht se kjo gjë nuk e justifikon qeverinë që të bëjë një gjë të tillë, kanë ardhur për ndryshim jo vazhdim, mirëpo, qeveria të kritikohet me fakte dhe mbi bazën e meritokracisë.

Për një vend pune duhet të përzgjidhet më i miri, pavarësisht se në cilën parti politike është, është e drejta e tij të votojë kë të dëshirojë, me rëndësi është të jetë me meritë aty dhe punën ta kryejë me nder dhe përgjegjësi maksimale.

Të kujtojmë se nepotizëm nënkupton punësimin e dikujt pa meritë duke shkelur dikë tjetër që është më i përgatitur, nuk mund të jetë kriter mos punësimi vetëm pse është i një subjekti politik. Vetëm në komunizëm veprohet njësoj, shikohet bindje partiake jo përgatitja, në kohën që jetojmë njeriu duhet vlerësuar për vlerat që posedon, bindjet politike e fetare janë e drejta e tij ekskluzive.

Shpresoj se hetimi që ka nisur Prokuroria të zbardh të vërtetën për të cilën jam i interesuar, nëse punësimet janë kryer konform rregullave dhe të punësuarit kanë qenë kandidatët më të përgatitur, atëherë opozita të mbyll gojën për këtë rast, mirëpo nëse qeveria ka shkelur më të mirët për të punësuar njerëzit më të njofshëm, të anulohet konkursi dhe qeveria të ul kokën dhe më mos të përsërit një gjë të tillë.

Një gjë duket nga larg, opozita s’ka argumente të forta përveç se të punësuarit janë mbështetës të VV-së, kjo nuk është e mjaftueshme, gjithsesi ta presim Prokurorinë me shpresën se s’do të vonohet në këtë rast.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia nuk e ka guximin për të luftuar në frontin e luftës

Story i radhës

Jam i gatshëm të heqim 20-përqindëshin nga Kushtetuta, tha Mickoski

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë