Puna e dy muajve, brenda tunelit të hapur në Tiranë për të grabitur bankën

Nuk është skenë filmi por një realitet i hidhur në qendër të Tiranës.  Në fotot e siguruara nga Ora News shikoni tunelin nëntokësor të zbuluar në bulevardin “Zogu I”, i hapur rreth 300 metra larg filialit të bankës së nivelit të dytë e cila ishte vënë në shënjestër për tu grabitur.

Autorët që duket se  punonin nëntokë prej disa javësh në tunelet e kanalizimeve të sheshit “Skënderbej” arritën të largohen pa u arrestuar. Edhe plani i grabitjes dështoi gjithashtu.

2 muaj gërmime

Për më shumë se 2 muaj grabitësit kishin vënë planin e tyre në zbatim, duke filluar punimet më qëllim arritjen deri tek banka.

Kryesisht punimet kryheshin gjatë ditës për shkak edhe të zhurmave që shkaktonin pajisjet gërmuese.

Autorët ishin të kamufluar me jelekë si ato të mirmbjatjes ose të pastrim gjelbërimit me qëllim që të mos zbuloheshin.

Autorët ishin rikthyer edhe të hënën, duke vijuar gërmimet por në momentin që njeri prej tyre po dilte nga nga tuneli i ujërave të zeza, është pikasur nga Forcat Shqiponja.

Tre efektivë kanë shkuar në drejtim të tij për ta pyetur në lidhje më punimet që po kryenin.

Në atë moment  personi i pa identifikuar ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar më shpejtësi në drejtim të pa ditur.

Arma e zjarri u gjet mbrëmjen e të hënës, 21 shkurt, e hedhur pranë Ministrisë së Drejtësisë nga njëri prej autorëve në largim e sipër.

Përveç armës dhe disa mjeteve, policia ka arritur të sekuestrojë edhe disa bishta cigaresh në vendin ku kryheshin gërmimet të cilën janë dërguar për analiza biologjike.

Policia po punon më rishikimim e kamerave të sigurisë dhe pyetjen e disa biznesve në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Einxhel dhe Dagz të pandashëm, marrin vëmendje gjatë festës së BBV

Story i radhës

“Expo Dubai 2020”, Bytiqi: RMV, vend i volitshëm për investime

Të fundit nga