Pulisiç mëson numrin e fanellës te Milani!
Kristian Pulisiç shumë shpejtë do të prezantohet si lojtari më i ri i Milanit.
Mediat italiane kanë zbuluar dhe numrin që sulmuesi amerikan do të mbajë në fanellë, i cili është 11.
Sezonin e kaluar ky numër u mbajt nga Zllatan Ibrahimoviç, i cili në ndeshjen e fundit i dha lamtumirën futbollit.