publikohet video e re e rrezimit te aeroplanit amerikan ne det 62023e475fce0

Publikohet video e re e rrëzimit të aeroplanit amerikan në det

February 8, 2022
1 minut lexim

Një video e postuar në rrjetet sociale gjatë fundjavës shfaqi avionin luftarak të marinës amerikane që muajin e kaluar shpërtheu në flakë derisa goditi kuvertën e fluturimit të anijes masive luftarake.

F-35C, luftaraku më i ri në flotën e marinës, shihet në një video monitor nga brenda USS Carl Vinson, i cili ishte në operacione në detin e Kinës Jugore kur aksidenti ndodhi më 24 janar.

Pamjet tregojnë dy kënde të incidentit nga kamera të veçanta dhe të dyja tregojnë avionin derisa i afrohet aeroplanmbajtësit.

Derisa avioni 100 milionë dollarësh i afrohet anijes, ekuipazhi dëgjohet duke bërtitur “Largohu, largohu”, në tentimit për të shpëtuar. Por, paralajmërimi për pilotin vjen shumë vonë për të shmangur rrëzimin.

Layton vuri në dukje se F-35 dukej se kishte probleme kontrolli në afrimin e tij ndaj transportuesit.

Kur ndodhi aksidenti piloti u hodh ndërsa nga përplasja mbetën të lënduar shtatë persona.

Ai ishte duke kryer operacione rutinë fluturimi kur ndodhi përplasja. Ata u hodhën në mënyrë të sigurt dhe u gjetën nga një helikopter ushtarak.

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

studimi nje filxhan caji lehteson stresin mendor te pandemise 62023e44b98bb
Story i mëparshëm

Studimi: Një filxhan çaji lehtëson stresin mendor të pandemisë

bastisje ne nje fshat te shkupit gjenden arme dhe municione 62023e84d9042
Story i radhës

Bastisje në një fshat të Shkupit! Gjenden armë dhe municione

Të fundit nga

Qualcomm prezanton Snapdragon 7 Gen 4

Qualcomm njoftoi çipin e tij Snapdragon 7 Gen 4 (SM7750-AB) si një pasardhës të drejtpërdrejtë të Snapdragon 7 Gen 3 nga viti 2023. Siç mund ta prisni, çipi i ri 4nm ofron
ShkoLartë