Bastisje në një fshat të Shkupit! Gjenden armë dhe municione

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm ka arrestuar 62-vjeçarin D.Q. nga fshati Lubancë i Shkupit. Pas bastisjes me urdhër paraprak të gjykatës, policia në shtëpinë e tij ka gjetur armë dhe municione.

Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e markës dhe kalibrit të panjohur, një karabinë e markës dhe kalibrit të panjohur, 977 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre gëzhoja gjuetie dhe një pushkë me ajër. Ai është ndaluar në stacion të policisë, ndërkaq pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas neni 396 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohet video e re e rrëzimit të aeroplanit amerikan në det

Story i radhës

Pagat e SHISH shkaktojnë debate te “Siguria”, Salianji: Të vijë drejtuesi dhe të japë llogari

Të fundit nga