Është publikuar lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aplikimi për vendin vakant bëhet pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj.
Lista e kandidatëve është:
1- Ardita Buna( Alsula)
2- Ardian Dvorani
3- Arta Vorpsi
4- Besnik Dervishi
5- Elca Miha
6- Gent Ibrahimi
7- Juliana Latifi
8- Mariana Semini( Tutulani)
9- Maksim Qoku
“Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
Shpalli më datën 16.01.2022, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese. “– thuhet në njoftim