Publikohet agjenda e mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

1 minut lexim


Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet të hënën në Prishtinë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të nisë nga ora 11:20. Ndërsa në atë kohë pritet të nisin edhe takimet bilaterale të ministrave të qeverive.


E takimi ndërqeveritar pritet të nisë nga ora 12:00.

Në ora 13:30 pritet të nisë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, ndërsa do të pasohet më pas me konferencë të përbashkët të kryeministrave të dy vendeve.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Trajanovski: Rruga Kërçovë – Ohër do të asfaltohet edhe gjatë dimrit, janë furnizuar aditivë për punë në temperatura të ulëta

Story i radhës

33 vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit, dyshohet se është aksidentuar një ditë më parë

Të fundit nga