publikohen shpenzimet tremujore te partive politike te perfaqesuara ne kuvend kqz me detaje 680a77544fe16

Publikohen shpenzimet tremujore të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, KQZ me detaje

April 24, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet për periudhën 3 mujore janar-mars të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Publikimi i raporteve të shpenzimeve të tremujorit thuhet se bëhet me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Në raportin e dorëzuar në KQZ në tre muajt e parë të këtij viti Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 1.7 milion euro.

Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar në total 360 mijë e 313 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 155 mijë e 334 euro.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për tre muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar 67 mijë e 754 euro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

u gjeten bishta cigaresh dhe sende gazetarja dyshohet se jane te atentatorev 680a6df8ea480
Story i mëparshëm

“U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëv

perplexity ai lancon asistentin zanor ne ios 680a7a244e71a
Story i radhës

Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

Të fundit nga

ShkoLartë