Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Publikohen formacionet e përballjes Lazio – Inter – Gazeta.mk

Publikohen formacionet e përballjes Lazio – Inter

min lexim

Në orën 20:45, “mitiku” i Romës, “Stadio Olimpico” do të presë “kryefjalën” e javës së 16-të, të Serie A, Lazio-Inter, me teknikun Simone Inzaghi, që do të kërkojë ndaj ish-skuadrës së tij, shkëputjen ndaj “bardhezinjve” të Juventus, në kreun e tabelës së kampionatit italian të futbollit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “shqiponjat” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është italiani Provedel.

Në krahët e mbrojtjes janë Marusic e Lazzari, me qendrën që mbulohet nga Gila e Casal. Treshja e mesfushës plotësohet nga Rovella, Guendouzi e Kamada, ndërsa “tridenti” i sulmit nga Zaçagni, kapiteni Ciro Immobile e “fantazisti” brazilian, Felipe Anderson.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “Zikaltërit” e Milanos me formacionin e zakonshëm 3-5-2, ku në sfida të tilla, nuk ka se si të mungojë “veterani” i portës, Yan Sommer, ndërsa reparti i prapavijës plotësohet nga Bisseck, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Dimarco, me “dirigjimin” e lojës në mesfushë, që i është besuar treshes Barella, Calhanoglu e Henrikh Mkhitaryan, ndërsa dyshja e sulmit si zakonisht plotësohet nga Marcus Thuram e “bomberi”, Lautaro Martinez.

Story i mëparshëm

​“Arrestimi” i Berishës mes protestës, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër 12:00 – ”Rithemelimi” tubim te Kryesia

Story i radhës

CDU-ja kërkon të rifitojë votuesit gjermanë me planin e saj të azilit në Ruandë

Të fundit nga