publikohen cmimet e reja te derivateve ne maqedoni 6470aa0a3909f

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

May 26, 2023
1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 22.5.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,835 %, te nafta për 0,204 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,388 % dhe te mazuti për 1,403%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,54% Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 27.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,433 (denarë/kilogram)

MARKETING

RENT A CAR

nga zhaklin lekatari e deri tek luiz ejlli ja cfare ka ndodhur me ndjekesit e personazheve te bbv 6470a91a9c9fb
Story i mëparshëm

Nga Zhaklin Lekatari e deri tek Luiz Ejlli, ja çfarë ka ndodhur me ndjekësit e personazheve të BBV

vedat muriqi kemi shpetuar 6470acdc1e170
Story i radhës

Vedat Muriqi: Kemi shpëtuar

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë