publikimi i votes e ben ate te pavlefshme juristi apel per votuesit nga diaspora denoheni deri ne 3 vite burg 6805602913abb

“Publikimi i votës e bën atë të pavlefshme”, juristi apel për votuesit nga diaspora: Dënoheni deri në 3 vite burg!

April 20, 2025
1 minut lexim

Juristi Marsid Gupi foli në lidhje me fenomenin ku votuesit nga diaspora po publikojnë votën e tyre me anë të videove në rrjetet sociale.

Ai tha se ata përpiqen që me këto video të tregojnë një akt besnikërie ndaj partisë që votojnë, por kjo në vend të efekteve pozitive, ka efekte negative, sepse sipas tij, vota bëhet e pavlefshme.

“Përderisa ka një detyrim ligjor i cili cakton disa rregulla në lidhje me fshehtësinë e votës, shkelja e tyre normalisht përbën vepër penale. Ideja është që kjo e dëmton procesin dhe a e dinë këta zgjedhës se, nëpërmjet publikimit të votës me video ku mundohen të tregojne një akt besnikërie, në fakt e dëmtojnë partinë për të cilën ata japin vullnetin e tyre”, tha ai në emisionin Review.

Gupi theksoi se kjo gjë vetëm dëmton dhe sjell pavlefshmërinë e votës, duke dëmtuar partinë përkatëse, si dhe çon në fillimin e procesit ligjor për votuesin prandaj, ai iu bëri thirrje të gjithë votuesve nga diaspora të mos e bëjnë këtë gabim.

“Është e drejta që dënimi mund të jetë nga 3 muaj deri në tre vjet, por thelbi është që ky publikim nuk i shërben partisë për të cilën ata votojnë, pasi vota shpallet e pavlefshme. Përderisa ndaj tyre mund të fillojë një proces penal, ky është një fenomen negativ që duhet ndaluar dhe unë i bëj thirrje të gjithë votuesve të diasporës të mos e publikojnë votën, sepse humbet vullneti i tyre dhe do të kenë probleme me ligjin. Nga ana procedurale, nëse prokuroria ose SPAK, kushdo që të merret, nis hetimet për një individ ose në bashkëpunim, fillon me letrën e thirrjes për të marrë masat e sigurimit,” tha juristi Gupi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

festa e pashkeve ne tetove shenohet pak me ndryshe besimtaret thone se ky qytet ka ruajtur traditat e vjetra 68055adb23148
Story i mëparshëm

Festa e Pashkëve në Tetovë shënohet pak më ndryshe, besimtarët thonë se ky qytet ka ruajtur traditat e vjetra

deputetja e vv se me akuza ndaj opozites zgjedhjet e reja jane nje mundesi e pashmangshme 6805698a8604f
Story i radhës

Deputetja e VV-së me akuza ndaj opozitës: Zgjedhjet e reja janë një mundësi e pashmangshme

Të fundit nga

Rriten çmimet e produkteve industriale

9 Shkup, 9 maj – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total (në tregjet vendase dhe ndërkombëtare) në mars të vitit 2025 krahasuar me muajin e kaluar u rritën

Belim Sali: Urime 9 Majin-Ditën e Europës!

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali ka uruar 9 Majin – Ditën e Evropës, siç është shprehur, për të ndërtuar të ardhmen. Postimi i plotë i Salit: Urime 9 Majin-Ditën e Europës! Një
ShkoLartë