Publikimi i videove ku festonte e shfrenuar me miqtë, kryeministrja finlandeze i shpëton akuzave

November 4, 2022
1 minut lexim

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin i ka shpëtuar të gjitha akuzave të ngritura për shpërdorim detyre pas publikimit të disa videove ku shfaqej duke u “shfrenuar” me miqtë e saj.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, dhjetra ankesa u paraqiten në organet kompetente duke pretenduar se Sanna Marin ka lënë pas dorës detyrat e saj zyrtare.

Por nuk është i këtij mendimi kancelari i drejtësisë në Finlandë, Tuomas Poysti. Ai arriti në përfundimin se Marin nuk i kishte neglizhuar detyrat e saj si kryeministre.

“Nuk gjetëm asnjë arsye për të dyshuar kryeministrin për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas hetimit.

Kryeministrja finalndeze iu nënshtrua edhe testit të drogës pas publikimit të pamjeve, rezultatet e të cilave dolën negative.

Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambjente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.

Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Unë jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj të bëj qejf”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paratici befason Juventus-in dhe Milan-in

Story i radhës

FIFA u dërgon letër pjesëmarrësve në Kupën e Botës në Katar

Të fundit nga

ShkoLartë