psikopat shperthen debati mes xhenetes e bledi manes 6a0188646fa4f

“Psikopat”, shpërthen debati mes Xhenetes e Bledi Manes

May 11, 2026
min lexim

Ditën e sotme në rubrikën ‘Trotuar’ në E Diell u diskutua për problemet që vajzat hasin në adoleshencën e tyre nëse nuk kontrollohen nga familjarët.

Xheneta Fetahu nga ana e saj shprehu se po mos të kishte patur të vëllanë, do kishte bërë shumë gabime si adoleshente. Në këtë pikë ndërhyri, gazetari Bledi Mane i cilik tha se problemet që vajzat hasin në moshë të re nuk vijnë vetëm nga kontrolli i ulët nga familja, por edhe nga zgjedhjet e gabuara që bëjnë vetë.

Pjesë nga debati:

Xheneta: Unë për shembull, mendoj që po mos të kisha patur vëllain do kisha qenë shumë më keq. Sa herë që kam pas një njohje apo doja të dilja, kam biseduar gjithmonë me të. Herën e fundit kur kisha probleme në marrëdhënien time, më së shumti më mërziste fakti se ne jetojmë ku sot vajzat vriten dhe paragjykohen. Mendoj që nëse familja e mban vajzën shumë të mbyllur, mund të gabojnë momentin e parë që i jep liri

Bledi: Ja çfarë me ndodhi njëherë mua, në një club me disa shokë, kali një nga këta të fortët e Tiranës me një gocë dhe ne të shkretët, njerëz me instinkte që shikojmë dhe na kthehet i ‘Çfarë ke që shef?’. Dhe i them ‘vëlla kjo vajzë ndaj ka shkuar te doktor plastiku, për tu shikuar nga ne të gjithë’. Dhe ti nuk e konsideron dot më pronë sepse është e rritur, e dyta ka nevojë për një lloj ekzibicionizmi, e treta, ky njeri që jeton në një vend evropian, ku mentaliteti i njerëzve nuk është më i mbyllur, por shpërthyes. Sepse Shqipëria këto dy ekstreme ka o të vrasin për nder, ose ti e ke lëshuar veten në gradën më të madhe.

Xheneta: Ose ti je psikopat

Bledi: Gabohesh kur thua, po mos të kisha vëllain në krah do kisha degraduar. Pse?

Xheneta: Normal sepse ti je e re dhe nuk e din se çfarë po të ndodh kur ti del nëpër bllok

Bledi: Po vëllai s’ka qenë ndonjëherë i ri, po babai?

Xheneta: Më fal e di ti se çfarë ndodh nëpër klube nate. I sheh gocat nëpër tualete të shtrira dhe çunat bëjnë video me trupin e tyre. Sikur ta këta patur ajo dikë.

Bledi: Po pse vëllai të mbajti ty, për të mos u shtrirë?

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skuteret elektrike duhet te kene targa deri me 16 maj ne itali 6a0186fe1aa43
Lajmi i mëparshëm

​Skuterët elektrikë duhet të kenë targa deri më 16 maj në Itali

lsdm mickoski nuk e do bashkimin evropian ai i mban peng qytetaret 6a018f8fd5a28
Lajmi i radhës

LSDM: Mickoski nuk e do Bashkimin Evropian, ai i mban peng qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë