E ardhmja e Kylian Mbappe është akoma e paqartë.
Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në fundin e sezonit dhe, sipas mediave ndërkombëtare, ai pritet të transferohet te Real Madrid.
Megjithatë, siç ka bërë të ditur The Independent, parisienët duket se do të bëjnë edhe një tentativë të fundit për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën dhe të qëndrojë në Paris.
Drejtuesit e klubit francez janë gati t’i bëjnë një ofertë të padëgjuar më parë, rreth 1 milion sterlina në javë.
Bëht fjalë, nëse konfirmohet, për një shifër stratosferike: 52 milionë sterlina në javë, rreth 62 milionë euro në vit.