Reagim i ashpër në Serbi: Cili tradhtar e lejoi pjesëmarrjen e Kosovës në Beograd?

Ditë më parë, atletët e Kosovës u lejuan për herë të parë për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të organizuar në territorin e Serbisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës në atletikë mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U-22, i cili u mbajt në Beograd.

Edhe pse nuk iu lejua përdorimi i flamurit shtetëror, megjithatë ekipi ynë mori pjesë në këtë eveniment.

Tashmë kanë nisur reagimet dhe kritikat ndaj atyre që i lejuan sportistët e Kosovës të marrin pjesë në këtë garë.

Reagim të ashpër ndaj këtij vendimi kanë bërë edhe tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije”.

Në ndeshjen e radhës së ekipit të tyre të zemrës, tifozët serbë e kanë shfaqur një baner apo parullë në tribuna, ku e kundërshtonin fuqishëm lejimin që ju bë sportistëve të Kosovës.

“Ekipi atletik i Kosovës në garat e mbajtura në Beograd? Duart e cilit tradhtar dhe të pabesë e nënshkruan këtë? Dhe, kush e miratoi”, shkruante në banerin e shfaqur në stadiumin “Marakana”.

Në të kaluarën, sportistëve kosovarë u është ndaluar pjesëmarrja në garat që janë mbajtur në Serbi,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngushtohet “rrethi”, zyrtarët: Afrohen trupat e Rusisë, vetëm 50 km larg kufirit me Ukrainën

Story i radhës

PSG ka gati ofertën e çmendur

Të fundit nga