psg identifikon zevendesuesin e neymar zgjedh sulmuesin e juventus 64da96e97446a

PSG identifikon zëvendësuesin e Neymar, zgjedh sulmuesin e Juventus

August 14, 2023
1 minut lexim

Neymar ka “prerë” biletën me destinacion Arabinë Saudite teksa është shumë pranë transferimit te klubi i Al-Hilal.

Braziliani vendos të braktisë Kontinentin Europian, i “joshur” nga paratë që hedhin sheikët dhe do të jetë një nga rivalët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos që aktivizohet tek Al-Nassr.

Tashmë, për parizienët lind nevoja për të zëvendësuar Neymar pasi për trajnerin Luis Enrique nuk mjafton vetëm transferimi i Ousmane Dembele dhe i Marco Asensios apo edhe konfirmimi i Kylian Mbappe.

Në këtë formë, drejtuesit kanë nisur nga puna për të bindur Juventusin të heqë dorë nga një prej xhevahirëve të saj si Federico Chiesa. Sulmuesi anësor në sezonet e fundit ka vuajtur shqetësimet fizike, megjithatë cilësitë e tij teknike nuk diskutohen dhe francezët janë të bindur se mund të rikthejnë sërish versionin më të mirë të 25-vjeçarit.

Në klubin e Juventus asnjë lojtar nuk mban statusin e të paprekshmit dhe për një ofertë mbi 60 milionë euro, do të fuste në mendime bardhezinjtë. Chiesa ka një kontratë që e lidh me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2025, por që gjithsesi nuk e pengon të provojë një aventurë të re. Kujtojmë se më herët gjatë kësaj dritareje të merkatos, PSG kërkoi edhe Dusan Vlahovic, por që tashmë ka hequr dorë nga shërbimet e serbit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

google fillon te paralajmeroje me fshirje perdoruesit e llogarive jo aktive 64da95f5bb78a
Story i mëparshëm

Google fillon të paralajmërojë me fshirje përdoruesit e llogarive jo-aktive

sekuestrohen 10 mije doza ekstazi me vlere 500 mije euro arrestohen 3 shqiptare dhe 2 shtetas te kosoves 64da972405e6e
Story i radhës

Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 shtetas të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë