psg gjen zevendesuesin e kylian mbappes 6285415e973af

​PSG gjen zëvendësuesin e Kylian Mbappes

May 18, 2022
1 minut lexim

Paris Saint-Germain raportohet të jetë skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane këtë verë.

E ardhmja e 30-vjeçarit në “Anfield Road” kohët e fundit është vënë në pikëpyetje pasi ai së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk kanë nisur bisedimet ndërmjet palëve për vazhdimin e saj.

Bayern Munichu mësohet se ka zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit, ndërkohë që edhe Barcelona është vlerësuar si skuadër e cila ka interes për lojtarin senegalez.

Megjithatë, gazetari gjerman Christian Falk pretendon se PSG është skuadra favorite për të nënshkruar me Mane, nëse sulmuesi vendos të largohet nga Liverpooli.

Falk shton se kampionët e Ligue 1 kanë interesim të fortë për Mane dhe kjo është arsyeja pse sulmuesi aktualisht heziton të zgjasë kontratën e tij me “Reds”.

Mane ka qenë një figurë integrale në skuadrën e Jurgen Klopp këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Ai shihet se lojtari ideal që mund të marr vendin e Kylian Mbappes për të cilin raportohet se do të kalojë te Real Madridi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arifi nga neser nis rekonstruimi i rruges regjionale ne mes fshatrave orizare dhe likove 62853ff4bdc2d
Story i mëparshëm

Arifi: Nga nesër nis rekonstruimi i rrugës regjionale në mes fshatrave Orizare dhe Likovë

zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit ne ukraine 62854169246a4
Story i radhës

Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit në Ukrainë

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin
ShkoLartë