Arifi: Nga nesër nis rekonstruimi i rrugës regjionale në mes fshatrave Orizare dhe Likovë

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi në një njoftim në facebook ka bërë të ditur që nga nesër do nisin punimin për rekonstruimin e rrugës regjionale mes fshatrave Orizare dhe Likovë, infromon televizioni Festa.

Komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjensionin për rrugë shtetërore ju informon se prej nesër nga ora 08.00 deri ora 17.00 do të behet rekonstruimi-asfaltimi i rrugës regjionale në mes fshatrave Orizare dhe Likovë ku dhe rruga do të jetë e bllokuar për arsye të asfaltimit të rrugës.

Andaj ju njoftojmë ta shfrytëzoni rrugën nga f.Likovë në drejtim të f.Nikushtak dhe Kumanovë.

Urojmë në mirkuptimin tuaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Macron: Franca është e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

​PSG gjen zëvendësuesin e Kylian Mbappes

Të fundit nga