Pse të propozosh në ditë feste është ide e tmerrshme

December 27, 2022
1 minut lexim

E kuptojmë që jeni të dashuruar. Ajo është gjysma jote më e mirë, të bën të ndihesh si në parajsë, të kthen pas në vitet e bukura të fëmijërisë dhe të bën të ëndërrosh për një familje të madhe, shumë fëmijë që vërtiten nëpër këmbët tuaja, ndërsa ju pini një kakao të nxehtë pranë oxhakut.

Bëjini vetes një nder dhe asaj po ashtu, mos e bëni pyetjen e madhe në ditë festash. Ditëlindje, Krishtlindje, Shën Valentin, thjesht mos! Sepse nëse e bëni do t’i jepni puthjen e vdekjes betimeve tuaja të martesës. Mund të ndodhë, larg qoftë, që të mos përfundoni të lumtur në jetë të jetëve. Po sikur, të themi pas 2, 5 apo 10 vitesh të ndani rrugët? Pse të shkatërrojmë dhe ato pak ditë të veçanta që kemi dhe t’i lidhim me ngjarje të pakëndshme dhe me funde jo të lumtura?

Pse çdo 25 dhjetor në vend që të festosh i lumtur Krishtlindjet të kujtosh sesi para ca vitesh i propozove një tradhtareje?! Njerëz që e kanë provuar këtë në kurrizin e tyre këmbëngulin që kjo traditë duhet të ndalojë.

Mund të jetë shumë romantike të propozosh në natën e ndërrimit të viteve, kur shpërthejnë fishekzjarret, por njerëz jemi, ndryshojmë mendjen thuajse aq shpesh sa ç’ndërrojmë mbathjet. Pse t’i heqim vetes dhe personit tjetër të drejtën e të paturit festa të lumtura në vijim? Prandaj mos u tregoni egoistë, propozoni në një ditë të zakonshme, një ditë të hëne. Të gjithë i urrejnë të hënat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Muja vazhdon shkëlqimin te Antwerpen

Story i radhës

Boiken Abazi: Lumir Abdixhiku pavetëdijshëm i kontribon përçarjes mes shqiptarëve

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë