Pse të gjithë po e sulmojnë Vetëvendosjen!?

min lexim

Si asnjë parti në vendin tonë, si asnjëherë më parë, Vetëvendosje po sulmohet nga të gjitha anët. Thua se ajo piku nga qielli. Pavarësisht se në zgjedhjet e fundit nacionale mori 51 % të votave të qytetarëve të Kosovës, Albin Kurti duket se i ka të gjithë kundër. Pa përjashtim të gjitha partitë politike në vend, si dhe pjesa më e madhe e atyre që dalin në studio televizive, por edhe vet pronarët e televizioneve dhe portaleve (me pak përjashtime) janë kundër Albin Kurtit.

Mezi presin një gjë fare të vogël për të shfryrë gjithë dufin që kanë ndaj kryeministrit Kurti, thua se Albini është në pushtet qe 21 vjet dhe se ai i ka bërë të gjithë gjëmën e madhe vendit. Së fundi, sebep u bë greva në arsim, si dhe videoja e fundit e VV-së ku akuzonte ish pushtetarët për shkatërrim, e s’duhet shumë mend se këtë e dinë edhe fëmijët.

Opozitarët me akuza banale, krejt jashtë logjikës, s’po lejojnë që të paanshmit të kritikojnë Albinin edhe kur gabon, ish-pushtetarët e kaluar që ia kanë bërë të gjitha dëmet vendit, e akuzojnë Albinin për ato që vet ata i kanë bërë. Për videon e fundit, nga opozita i kërkojnë VV-së mos ta bëjë prapë të njëjtën gjë se nuk ua miratojmë ligjet, ne kemi bërë, por jo mos na e përmendni.

Pa harruar këtu akuzat banale për Albinin për asociacionin, për veriun, ta kthejë demarkacionin në Çakorr etj. Pjesë e fushatës anti-qeveri, ani-VV janë edhe disa media, e kjo është skandaloze me u rreshtu krahas atyre që e kanë rrënuar vendin. Dallimi është shumë i qartë për ata që kanë sy. S’po them se Albini është pa gabime, i ka edhe ai gabimet e veta, por kur e dëgjon sojin e Ramushit e Isës e Fatmirit me akuza ndaj Qeverisë nuk durohet dot.

Opozita, duhet ta shohë veten pasqyrë, të reformohet dhe mos të flasë e kritikojë për ato që vet i ka bërë. Vetëm kështu janë të denjë për të folur për Qeverinë aktuale si dhe për të fituar të drejtën për të kritikuar, ndryshe po e forcojnë edhe më shumë Albinin. Vetëvendosje po sulmohet nga të gjithë, aq shumë kanë marrë hovë sa disa po paralajmërojnë se ata do të jenë fitues në zgjedhjet e ardhshme, kështu thoshin edhe para 14 shkurtit.

Story i mëparshëm

I dënuar me mbi 25 vite burg, arrestohet në Durrës 55-vjeçari i kërkuar në të gjithë Europën

Story i radhës

Studim / Djemtë dhe burrat përjetojnë më shumë izolim social sesa vajzat dhe gratë

Të fundit nga