Pse Shqipëria politikisht është kështu si është?

October 28, 2022
min lexim

Ka mediatikë, analistë, opinionistë e komentues të shumtë që shkruajnë e japin mend për politikën në Shqipëri por edhe në Kosovë, por janë shumë të rrallë ata që janë realë, të paanshëm dhe jo servilë të politikës, dhe të paktë janë ata që nuk shiten për interes personal.

Kjo duket në opinionet e tyre kundër korrupsionit të dikujt politikani e pushteti, por njëkohësisht edhe mbrojtës të korrupsionit të dikujt tjetër politikani e pushteti.

Shqipëria pretendon se është demokratike, por është demokratike pa standarte dhe e kapur dhe e pushtuar nga korrupsioni.

Fatkeqësisht në Shqipëri është krijuar një shtresë jo e vogël të korruptuarisht pavarësisht ngjyrimeve politike, si dhe të atyre që i manipulon politika dhe korrupsioni. Plus kësaj ka edhe nga atë të cilët e shesin edhe votën.

Kjo është arsyeja se përse është e vështrirë në Shqipëri ndryshimi, konsolidimi i shtetit, sundimi i ligjit dhe i demokracisë.

Kjo gjëendje në Shqipëri ua imponon njerëzve që të qëndrojnë indiferent dhe shumë e shumë të tjerëve korrupsioni, pasiguria dhe papunesia ua imponon eksodin,largimin nga Shqipëria.

Të korruptuarit, përfituesit nga politika e nga pushteti janë faktikisht pararojat e partive politike dhe sillen e veprojnë si mercenare.

Ata janë shpërndarë nëpër parti politike dhe lëvizin e zhvendosen në mbështetje të atij apo këtij kahu politik te të cili shohin mundësinë për të zhvatur e përfituar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, e tillë dhe si këta janë mjerisht edhe intelektualët e mediat në Shqipëri.

Cilat parti apo më sakt kush ka qenë dhe është sot në qeveri dhe kryeministër në Shqipëri ai ka mbështetësit dhe fanatikët e tij të cilët mbrojnë e zhurmojnë për këtë apo për atë pushtet e ishpushtet prej të cilëve kanë përfituar ose presin që të përfitojnë korruptueshëm.

Në Shqipëri nuk ka qarkullim elitash por vetëm riciklim të të njëjtës fytyre e mënyre politike dhe të të njëjtëve individë.

Partitë politike përdoren si mjete e material njerëzor të liderve dhe të elitës së ngushte politike që kanë kapur e privatizuar partitë politike.

Nëse dikush merr nismë politike e patriotike atij fatkeqësisht nuk i shkon kush ose i shkojne pakkush pas, dhe jo vetëm kaq por mediat i bëjnë atij embargo, por madje edhe i kundërvihen cdo nisme e lëvizje të re për ndryshim.

Madje elita politike e vjetër në Shqipëri arrin deri atje sa që i kundërvihet edhe ndërkombëtarëve të cilët kërkojnë dhe mbështesin Shqipërinë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin e Shqipërisë.

Këtu në këtë shkrim nuk po përmend shëmbuj specifikë, sepse të tillë kush më shumë e kush më pak, kështu është e gjithë politika e vjetër dhe ish-pushtetarët e pushtetarët aktualë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilltari i Erdoganit: Turqia ka garantuar për gjykimin në liri të Thaçit

Story i radhës

Bekim Sali: Do të marrim masa adekuate nëse dikush ka ndikuar në formimin e rrogave në Klinikat

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë