Pse rriten çmimet direkt në Shqipëri pas ngritjes në bursë? Aliaj: Ndodhi gati dy javë pas nisjes së luftës

March 28, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka treguar skemën e funksionimit të çmimeve në sektorin e karburanteve.

I ftuar në emisionin “Open” ai tha se çmimi nuk u rrit menjëherë pas rritjes së bursës.

Aliaj tha se rritja e çmimit erdhi me datë nwntw, gati dy javë pas nisjes së luftës.

“Lufta ka filluar me 24, në 25-26 nafta mbërriti 400 dollarë plus, për dy ditë ishte plus 400. Çmimi i parë që preku tregun ishte data 9. Mbaruam të gjithë sasinë që ishte në treg, pastaj u rrit. Nafta nuk mbyllet çmimi deri në momentin që e ul në treg. Nafta sot është 900 dollarë, pas dy ditësh është 700, pastaj mund të jetë prapë 900. Zonat e lira doganore, produktin e marrin me çmim të pambyllur. Çdo litër fizik i përgjigjet një aksion në bursën e Londrës. Çmimi nuk vendoset ditën që vendoset në depo, por ku futet në autobot për të shkuar në pika. Karburanti çdo ditë del nga depot portale me çmimin e ditës paraardhëse. Tregu i pakicës, nuk mund ta reflektojë çdo ditë, ndryshe nga shumica”, tha Aliaj.

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.

Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.

Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Do të vrasë Vuçiç-in, pastaj veten”, arrestohet truproja e një prej liderëve të opozitës serbe

Story i radhës

​Rusia e gatshme të heqë dorë nga disa kërkesa për Ukrainën?

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë