Pse refuzimi dhemb kaq shumë? Kjo ishte pyetja e parashtruar nga shkencëtarët, kujton psikologu dhe avokati i “ndihmës së parë emocionale”, Guy Winch
Ka shumë mënyra që ne mund të ndihemi të refuzuar:
a. Prindërit nuk aprovojnë zgjedhjet për jetën tuaj
b. Jeni refuzuar nga dikush në një takim
c. Fëmijët në shkollë nuk duan të shoqërohen me ty
Por pavarësisht llojit të refuzimit, një gjë është e përbashkët: ai me të vërtetë dhemb.
Problemi për shkencëtarët është se refuzimi duhet të studiohet në veprim për të marrë një ide të saktë rreth asaj se çfarë ndodh me të vërtetë në trup dhe mendje, kur ne përjetojmë refuzimin.
Për të studiuar efektet e refuzimit, studiuesit vendosën të vinin një top në një tryezë brenda një dhome pritjeje, në të cilën do të uleshin tre pjesëmarrës.
Së pari, njëri nga pjesëmarrësit do të merrte topin dhe do ta kalonte atë tek tjetri në skajin e kundërt të dhomës. Më pas, ai person do të tundte personin e tretë dhe do t’i ofronte që topin t’ua hidhte atyre. Pjesëmarrësi i tretë, më pas, do ta pasonte topin tek personi i parë.
Pastaj cikli do të vazhdonte, apo jo? Gabim. Dhe ky është momenti kur eksperimenti i vërtetë fillon.
Personi i parë do t’ia kalonte atë personit të dytë si në rotacionin e mëparshëm. Sidoqoftë, personi i dytë do ta kalonte përsëri tek i pari dhe do të anashkalonte të tretin.
Siç rezulton, personi i parë dhe i dytë ishin fshehurazi asistentë të kërkimit dhe i treti ishte pjesëmarrësi i vetëm real. Më pas studiuesit filluan të studionin përgjigjet e pjesëmarrësve që ishin refuzuar.
“Tani, shumë njerëz mendojnë: ‘Dy të huaj në një dhomë pritjeje nuk më pasuan një top.’ Kjo është një paradigmë e përdorur dhjetëra e dhjetëra herë. Çdokush që e përjetoni këtë, raportoi dhimbje emocionuese.”- tha Winch.
Pasi stërvitja fillestare e topit përfundoi, studiuesit u kthyen përsëri dhe u thanë pjesëmarrësve se personi i parë dhe i dytë që hodhën topin tek njëri-tjetri, ishin në të vërtetë asistentë kërkimi, të udhëzuar të vepronin në atë mënyrë.
Megjithatë, përgjigja e pjesëmarrësve nuk ndryshoi. Ata raportuan se ende ndiheshin të lënduar emocionalisht, edhe pse tani e dinin se ishte inskenuar.
Çfarë ndodh ekzaktësisht në mendjen tonë kur refuzohemi? Dhe se është kaq e fuqishme sat ë ndikojë edhe kur mësojmë se ngjarja është e inskenuar?
Për ta zbuluar, studiuesit i vendosën pjesëmarrësit në një makinë funksionale MRI për të zbuluar se çfarë ndodhi në trurin e tyre, pasi provuan refuzimin.
“Ajo që anë ishte se e njëjta rrugë në tru ndizet kur refuzohemi, ashtu siç ndodh kur kemi dhimbje fizike.”- tha Winch.
Studiuesit pastaj ekzekutuan përsëri eksperimentin, por u dhanë pjesëmarrësve Tylenol (qetësues). Mrekullueshëm, ata zbuluan se ata që morën Tylenol raportuan se kishin më pak dhimbje emocionale nga eksperimenti.
“Ne u rritëm në fise dhe nuk mundëm të mbijetonim jashtë tyre. Të jesh i izoluar nga fisi, fjalë për fjalë do të thoshte vdekje, pra ne i përgjigjeshim me forcë refuzimit, sikur të ishte një kërcënim për jetën tonë. Flasim për ashpërsi. Në ditët e sotme, ne nuk jetojmë në fise të vogla, por në një popullsi të madhe, ku shansi për t’u refuzuar është shumë më i madh seç ishte në të shkuarën. Kjo mund ta bëjë jetën si qenie njerëzore e shekullit të 21 në mënyrë unike, të vështirë.”- tha ai.
Si t’i përgjigjemi refuzimit? Çfarë bën shumica e njerëzve kur refuzohen?
Sipas Winch, një person mesatar, zakonisht i drejtohet alkoolit ose abuzon me ushqimin. Sidoqoftë, këto përgjigje nuk bëjnë gjë tjetër veçse ofrojnë shpërqendrim të përkohshëm. Pra, çfarë të bëni në vend të kësaj?
Winch thotë se ka disa “plagë” që duhet t’i trajtojmë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si reagojmë ndaj refuzimit. Më e rëndësishmja prej të cilave është mungesa e vlerësimit tonë.”
Për këtë, ju mund të provoni pohime pozitive. Sidoqoftë, të paktën sipas Winch, ata në të vërtetë duket se i bëjnë gjërat më keq, sepse ato forcojnë besimet për veten, të cilat e dinë se nuk janë të vërteta.
Për shembull, nëse i thua vetes “Unë jam një interpretues i klasit botëror,” por ndjen se gjysma e njerëzve përreth teje janë më të mirë, ju thjesht po forconi besimin se nuk jeni shumë të mirë, në vend që të keni më shumë siguri, që do të thotë rezultat i synuar.
Në vend të kësaj, Winch thotë të praktikoni një ushtrim të thjeshtë vetë-afirmimi. Vetë-afirmimet, kanë të bëjnë me cilësi ose atribute që ju keni vetë, në krahasim me cilësitë ose atributet që nuk dëshironi t’i merrni.
Ideja është që duke qëndruar brenda sistemit tuaj të besimit, fuqizoni veten bazuar në nocione të paracaktuar për veten, në vend që të përpiqeni të shtriheni përtej sistemit të besimit aktual, këshillon Class.
Ushtrimi ka vetëm dy hapa:
1. Shënoni pesë cilësi ose atribute që keni dhe që vërtet besoni se janë të vlefshme.
2. Zgjidhni njërën nga ato pesë gjëra dhe shkruani një pasazh të shkurtër për njërën prej tyre (1-2 paragrafë madje është mirë). Shqyrtoni pse është një cilësi e rëndësishme dhe e vlefshme.
Ky ushtrim i thjeshtë i vetë-afirmimit, Winch thotë, “Do t’ju kujtojë vetëvlerësimin që keni në të vërtetë” dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.