Pse po largohen përditë shqiptarët nga atdheu?

min lexim

Eksodi apo largimi e braktisja e Shqipërisë nga shqiptarët kulmoi në ditët kur ra regjimi komunist e antihuman i Enver Hoxhës , regjim i cili e kishte izoluar dhe kthyer Shqipërinë në një burg me gjëmba. Populli shqiptar kishte arritur në atë derexhe në ato kohë sa që as me buk misri nuk e ngopte barkun, dhe pothuajse shumica e shqiptarëve ishin të burgosur, të përndjekur, të spiunuar e të ndëshkuar nga lufta e klasave si armiq dhe të pakënaqurish nga regjimi.

Nëse në vitet 1990 Shqipëria nuk do ishte ndihmuar me ndihma ushqimore, dhe nëse shqiptarët nuk do të dyndeshin drejt Europës, në Shqipëri do të kishte pllakosur uria.

Shteti shqiptar kishte falimentuar e dështuar dhe prandaj shqiptarët e dyndën nëpër Europë si refugjatë.Mirëpo edhe sot shteti shqiptar ka dështuar në ndërtimin e shtetit modern ligjor, në ekonomi ku gjithcka vetëm sa importohet, ka dështuar në sigirinë juridike, ekonomike e pronësore të qytetarëve dhe ka dështuar në konsolidimin e demokracisë dhe të integrimit.

Pra, fatkeqësisht ky eksod dhe ky largim i shqiptarëve nga Shqipëria vazhdoi dhe vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite.

Kjo do të thotë se edhe gjatë këtij tranzicioni nuk dështoi vetëm demokracia por dështoi rëndë edhe shteti, dhe ky dështim ka autorë politikën dhe politikanët e shtetarët shqiptarë të këtyre 30 viteve.Politikës shqiptare nuk i ka interesuar aspak interesi qytetar dhe as ai i përgjithshëm; politikës shqiptare i ka interesuar vetëm interesi personal, pasurimi, vjedhja e grabitja e pasurive; politikës shqiptare i ka interesuar vetëm pushteti e paraja.

Dhe një politike të tillë i shërben korrupsioni dhe kësaj politike nuk i intereson aspak zhvillimi.

Kjo politikë e cila është e njëjtë gjatë gjithë këtij tranzicioni, por që sot ka arritur majat me pushtetin antishtet e antisocial të Edi Ramës e shikon largimin e shqiptarëve si një mjet i cili ia zgjat atij sundimin dhe pushtetin, pasi largimin e shqiptarëve e shikon si valvol shkarkimi të paudhësive e të korrupsionit politik;sepse largimi i shqiptarëve nga varfëria e nga papunësia, nga pasiguria për jetëm ua bën më të lehtë dhe pa kokcarje sundimin, vjedhjen, tradhtinë dhe grabitjen e Shqipërisë prej elitës politike hajdute, narkoelitës dhe prej hajdutokratëve të cilët kanë 30 vite që e kanë kapur e pronësuar shtetin, ligjin, drejtësinë dhe ekonominë.

Story i mëparshëm

PE mbështeti hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen

Story i radhës

Lë Top Channel për Kuvendin? Reagon Ori Nebijaj!

Të fundit nga