Pse po i mbajnë këta shirita në dorë ushtarët rusë

1 minut lexim

Vladimir Putin, presidenti rus, kishte urdhëruar muajin e kaluar mobilizim të pjesshëm të rreth 300 mijë trupave që do të dërgohen në luftën e Ukrainës.

Kjo detyrë e të parit të shtetit rus i është besuar organizatës mercenare të njohur me emrin Wagner, të cilët rekrutojnë njerëz edhe duke i paguar me para.

Wagner ka rekrutuar kaq shumë të burgosur me sëmundje të tilla si HIV dhe hepatiti, saqë po bëhet problem.

Ushtarët HIV pozitiv janë të shënuar me shirita, dore të kuq, ndërsa ata me hepatit mbajnë shirita të bardhë.

Mjekët rusë shpesh refuzojnë të trajtojnë ushtarë të tillë nëse lëndohen në fushëbeteja.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Çështja I.M”, Meta: Inkriminimi i Autoritetit të Dosjeve do të marrë ndëshkim ligjor, në krye të opozitës s’ka për të pasur Lulushë

Story i radhës

A bëni seks vetëm në ditëlindje dhe përvjetorë? Terapistja ka një shpjegim

Të fundit nga