Pse po hesht opozita në Kosovë pas ‘shuplakës’ së Escobarit ndaj Serbisë!?

August 7, 2022
1 minut lexim

Vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, të cilit ia “ngrehi veshin” për reciprocitetin i cili sipas ambasadorit: “Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe janë legjitime”, Serbia mori një goditje tjetër.

Hiç më pak se i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zbehu shpresat e ëndrrës serbe për bosnjanizim të Kosovës, duket se Serbia asnjëherë ska qenë në pozitë më të keqe tē saj.

Si asnjëherë më parë, Escobar e tha troç “Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaratë e cila fatkeqësisht mërziti një pjesë edhe të opozitës në vend.

Opozita mërzitet më shumë duke e parë në optikën e fitorës së Kurtit, legjitimim i asaj që thoshte kryeminstri aktual edhe kur ishte në opozitë “me neve s’ka asociacion me kompetenca ekskluzive“. Sa të mjerë janë, edhe në fitore diplomatike për Kosovën hezitojnë të gëzohen për inati të rivalit politik. Kjo mendësi mesjetare rënkon me klithmat e përsëritura në ngecjen e Kosovës.

Aq e fortë ishte deklarata e z.Escobar sa e zhveshi Serbinë nga qëllimet e saj të vërteta. Vet kryeministrja Ana Brnabiç u shpreh e nervozuar pas kësaj deklarate me avazin e tyre të njohur se “Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu mes Kosovës e Serbisë është i kot”. Për Serbinë gjithmonë interesi ka qenë bosnjanizimi i Kosovës përmes asociacionit, të cilin e ka rrëzuar Kushtetuta si prekje të sovranitetit. Fatkeqësisht, bashkë me Vuçiqin edhe opozita nuk ndjehet mirë, jo për Kosovën, po për fjalët që i dolën Kurtit. E mjerë është kjo opozitë, është në gjende edhe të jetë unike me Serbinë për të goditur qeverinë e besuar nga 52% të qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas lajmit për martesë, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Po e provoj përsëri…

Story i radhës

Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë