Pse personat që qajnë shpesh, janë më të qëndrueshëm nga ana emocionale?

March 10, 2022
min lexim

Emocionet nuk përjetohen njësoj nga të gjithë në shoqëri. Trishtimi është një ndjesi e përjetuar në mënyrënegative, ku shumica mundohen ta fshehin, pasi kanë në mendje konceptin se po të shfaqen me sytë me lot e të trishtë, do të konsiderohen si të dobët e të pasigurtë. Por pse personat që qajnë shpesh, janë më tëqëndrueshëm emocionalisht?

1. Nuk ke pse të mundohesh t’i fshehësh emocionet e tua.

Nuk ka arsye pse ta fshehësh trishtimin. Vetëm personat e sigurtë në vetvete, me një inteligjencë të madhe emocionale, janë në gjendje t’i njohin emocionet e tyre dhe t’i shprehin ato. Duhet shumë guxim për tëshkuar kundër mendimeve të të tjerëve dhe për të shprehur se kush je e çfarë po ndjen realisht. Filozofi Seneka ka thënë: “Nuk ka arsye për të mos qarë më tepër, se sa pamundësia për të qarë”. Duke mbajtur një mendje të ftohtë e duke mos i shprehur emocionet tona, ne rëndojmë akoma më tepër shëndetin tonëfizik dhe psikologjik. Shumë studime kanë vënë në dukje se mungesa e shprehjes së emocioneve, lidhet me një risk më të lartë për të zhvilluar astmë bronkiale, hipertension arterial dhe sëmundje të tjera tëzemrës.

2. Përdori lotët për të ndryshuar botëkuptimin tënd.

Lotët nuk janë vetëm ujë që pastron shpirtin, por na ndihmojnë edhe ta shohim çdo situatë në njëkëndvështrim tjetër. Ato na forcojnë dhe na ndihmojnë të rritemi. Në fakt, rreth 70% e njerëzve mendojnëse të qash është diçka e mirë, pasi kjo gjë i ndihmon t’i shohin situatat në një këndvështrim më pozitiv. Kur pushojmë së qari, mendja jonë është më e qartë dhe vetëm në pak minuta do të jemi në gjendje ta analizojmë situatën nga një perspektivë tjetër.

3. E qara është edhe kurim.

E qara ndikon në çlirimin e endorfinës nga truri, një lloj hormoni i cili na ndihmon ta ndiejmë më pak dhimbjen dhe favorizon një gjendje qetësie e paqeje. Kjo është arsyeja se pse pasi kemi qarë, ndihemi mëmirë dhe më të relaksuar. Është e studiuar tani se kur qan, fillimisht ndihesh në gjendje stresuese, por mëvonë fillon të ndjesh qetësi ekstreme. Në një studim të bërë në “Universitetin e Floridas”, është vërtetuar se e qara është edhe terapeutike, sidomos kur shoqërohet edhe me praninë dhe mbështetjen e personave tëtjerë.

4. Mos iu bind “pritshmërive” të shoqërisë.

Personat që nuk kanë frikë të qajnë, ndihen më të qetë. Ata nuk i binden “pritshmërive” apo “parimeve” tëshoqërisë, ku mendohet se të qash, tregon dobësi dhe i zhgënjen të tjerët përreth. Personat që qajnë, janëmë të sinqertë dhe nuk duan t’u binden këtyre koncepteve. Kjo gjë i bën të ndihen më të lirë, pasi mundohen të jetojnë një jetë sipas rregullave të tyre. Ata mundohen gjithashtu të luftojnë për një shoqëri ku njerëzit nuk do të jenë të detyruar t’i fshehin ndjenjat e tyre.

5. Lotët na ndihmojnë të krijojmë lidhje emocionale me të tjerët.

Kur qajmë përpara të tjerëve, është njësoj sikur të ishim duke hapur shpirtin tonë përpara tyre. Për këtëarsye, lotët na ndihmojnë të krijojmë një lidhje më speciale me të tjerët. Kur dikush e pranon trishtimin tonë, pa u munduar të shmanget apo të na kënaqë me fjalë false, krijon lidhje të fortë emocionale me ne. Ne fakt, një nga funksionet e lotëve është pikërisht ai i të kërkuarit ndihmë, edhe në mënyrë indirekte, duke treguar njëfarë nevoje që kemi për të pasur pranë persona të tjerë që të na mbështesin. Për këtëarsye, të qarët nuk duhet të shihet si shenjë dobësie, por si shenjë force e brendshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-kampioni i Indisë në shah i shpëton luftës Ukrainë-Rusi, ja fjalët e tij

Story i radhës

“Historia e dashurisë” ndërmjet fansave të Liverpoolit dhe këngës “One Kiss” nga Dua Lipa

Të fundit nga

ShkoLartë