“Historia e dashurisë” ndërmjet fansave të Liverpoolit dhe këngës “One Kiss” nga Dua Lipa

Shumë tifozë të futbollit mund të jenë befasuar, kur lojtarët e Liverpoolit dhe fansat e tyre festuan fitoren e Carabao Cup nën ritmin e këngës “One Kiss” nga Dua Lipa.

Por, pse mbështetësit e “The Reds” e këndojnë këtë këngë?

Sipas, Goal.com, kjo “histori e dashurisë” filloi kur Dua e këndoi “One Kiss” në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.

Kur, UEFA njoftoi se  do të mbahej një shfaqje para finales, fansat nuk e pëlqyen shumë këtë ide.

Edhe pse një numër i madh i tifozëve vazhdojnë të mos jenë pro kësaj ideje, 30 mijë mbështetësit e Liverpollit që udhëtuan mbi 25 mijë kilometra u panë duke kënduar çdo fjalë të “One Kiss”.

Skuadra e Jurgen Klopp e humbi ndeshjen e zhvilluar në Kiev, përball Real Madridit të Zinedine Zidane.

Pavarësisht humbjes në ditët në vazhdim video të fansave të skuadrës angleze u bënë virale, duke bërë kështu që një traditë e re të lind.

“Një nga pikat kryesore të natës ishte padyshim të shihja videon e të gjithë tifozëve të Liverpool-it që këndonin së bashku me One Kiss. U ndjeva shumë e nderuar”, tha Dua Lipa për faqen zyrtare të Liverpool-it në vitin 2020.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse personat që qajnë shpesh, janë më të qëndrueshëm nga ana emocionale?

Story i radhës

Inceneratorët/ Kryemadhi sulmon Bashën

Të fundit nga