Rreth 40% e njerëzve veshin pizhame në shtrat dhe s’ka asgjë më të mirë sesa pizhamet gjatë dimrit. Por, ajo çfarë zgjedhni të vishni mund të ndikojë në gjumë, pamje dhe madje në shëndet.
Nëse pizhamet e trasha po ju japin të nxehtë të madh gjatë natës, kjo mund të jetë arsyeja pse mezi çoheni nga shtrati në mëngjes, duke u ndjerë të lodhur.
Kështu, vendosëm t’ju tregojmë pse nuk është mirë të flini me pizhame të trasha, madje as dimrit dhe si ndikon kjo në shëndetin tonë.
Ndikon në kualitetin e gjumit
Të flini me pizhame të trasha dhe shumë të nxehta, mund të mos pushoni mirë natën dhe të mos ndjeheni rehat, duke e pasur të vështirë të hyni në gjumë për shkak se trupi ka nevojë të mbajë temperaturën normale përgjatë natës. Lloji më i mirë i pizhameve është pambuku, pasi e lë lëkurën të marrë frymë dhe ju ndihmon të ndjeheni rehat.
Mund t’ju shkaktojnë puçrra
Kur djersiteni në gjumë, mund të fitoni një kusht shëndetësor të njohur si “puçrrat e djersës”. Kombinimi i nxehtësisë dhe fërkimit nga pizhamet e trasha mund të shkaktojë bllokimin e poreve, që më pas, ju shkakton irritim më të madh të lëkurës duke shkaktuar edhe akne.
Mund të shkaktojnë infeksione
Nëse djersiteni gjatë natës, keni më shumë shanse të zhvilloni infeksion të lëkurës. Bakteret rriten më mirë në vende të lagështa dhe të errëta, dhe kur mbuloheni me shtresa të trasha të rrobave të nxehta ose ndonjë batanije, ju krijoni një ambient të përsosur për rritjen e mikrobeve.
Mund të ndikojë në shëndetin riprodhues
Burrat që nuk veshin pizhame të poshtme gjatë natës mund të përmirësojnë kualitetin e spermës së tyre, thuhet sipas një studimi. Kur shkoni në shtrat me të brendshme të ngushta ose pizhame të trasha, zona juaj gjenitale djersitet shumë. Kjo mund të ndikojë edhe në fertilitetin e grave, pasi djersitja e tepërt mund të çojë në inflamacione dhe infeksione.
Ia prishin trupit temperaturën natyrale
Nëse keni të nxehtë në shtrat, temperatura juaj e trupit nuk mund të bije, duke iu lënë pa gjumë të mirë gjatë natës. Të keni një temperaturë më të ulët gjatë natës, e ndihmon trupin të rikuperohet më shpejtë dhe mund të forcojë sistemin imun.