Pse një partner më i ri se ju mund të jetë ai që kërkonit gjithë jetën?

February 20, 2022
min lexim

Nuk duhet të jesh Jennifer Lopez apo Shakira “për të zënë kurth” një djalë të ri të përkushtuar dhe të adhurueshëm. Thjesht duhet të jesh e hapur ndaj kësaj gjëje.

Shpesh gratë e anashkalojnë një grup moshe të caktuar, dhe janë në kërkim të një burri më të madh në moshë dhe tradicional.

A është kjo për siguri, përkushtim, për t’u ndjerë e përmbushur? Sepse ne mendojmë se kështu duhet? 

Në fakt shumë artikuj flasin për anën tjetër të medaljes. Çfarë ekefti të japin marrëdhëniet me partner më të rinj në moshë?

Nëse flasim për gra pak më të pjekura, një djalë i ri mund të jetë zgjedhja ideale. Ka disa arsye goxha bindëse pse thuhet kjo:

1. Ai do t’ju shohë si idhull. Jo vetëm sepse jeni të papara, por sepse ju keni dëgjuar Gun’n’Roses kur ai ishte në shkollë fillore.

2. Së pari do bëheni objekt xhelozie për vajzat rreth vetes që sigurisht do ta interpretojnë si skandal, ama brenda vetes duan atë që keni ju!

3. Ata duken tmerrësisht seksi ndërsa ju injektoni pak botox dhe hiqni thinjat kur ai s’e ka mendjen.

4. Ata ju çojnë për të kërcyer, sepse ende e adhurojnë muzikën dhe i pëlqen të dalin.

5. Përsërisni pas meje. Stamina. Energji. Kjo është thelbësore kur të hyjnë në lojë fëmijët. Me gjithë atë energji që kanë mund t’i çojnë në park, kurs noti, kopsht zoologjik, ndërkohë që ti bën një banjë të gjatë, lyen thonjtë, kthehesh sërish në krevat…dhe meqë ra fjali tek krevati.

6. Djemtë e rinj kanë nevoja më të larta seksuale. Fakt. Janë më elastikë dhe ju jeni më të pjekura seksualisht. Nuk e di nëse jua bëmë të qartë çfarë do përjetoni.

7. Ata ju motivojnë të punoni fort. Por vetëm sepse ti nuk do që ai të fitojë më shumë se ty!

8. Një djalë i ri mund “të gdhendet” në moshë të re. Dhe me këtë nënkuptojmë mbylljen e kapakut të tualetit.

9. Nuk e vrasin mendjen shumë për të kursyer para. (Kjo gradualisht do të kthehet në disavantazh).

10. Ai do ta adhurojë pjekurinë tuaj në marrëdhënie, që zor se mund ta gjejë me një vajzë të moshës së tij dhe edhe më shumë do të pëlqejë vëmendjen që i kushtoni ju.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tanket ruse hyjnë në Ukrainë! Kaos në kufi – detaji në automjetet e Putinit që tregon se pushtimi po fillon

Story i radhës

​Valencia-Barcelona, Xavi befason me Dembelen startues

Të fundit nga

ShkoLartë