Gazetarja Bleona Metushi ishtë këtë të martë në “Good Morning Albanians” për të folur për përfshirjen e strukturave të policisë në krime.
Sipas një studimi të bërë rezulton se shkeljet kryesore që ata bëjnë janë shpërdorim detyre dhe korrupsion. Metushi tha se arsyeja se pse policët në Shqipëri korruptohen janë edhe pagat e ulta.
“Kjo lidhet me një nivel të ulët të pagave të cilët kanë një pjesë e punonjësve të policisë bazë.
Janë punonjës të nivelit bazë, që kanë lidhje direkte me qytetarin dhe pjesa më e madhe e rasteve korruptive që konstatohen nga ana e autoriteteve janë ato raste të korrupsionit të policisë rrugore, të cilat konstatohen dhe kapen në flagrancë.
Sigurisht implikimi i forcave të policisë është më i thellë në disa raste edhe në struktura të organizuara”,-tha për Bleona Metushi për Euronews Albania.