Pse janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar miqtë tanë amerikanë se qeveria e Kosovës nuk e pranojë kërkesën e tyre për shtyrje të afatit për targat ilegale serbe për 10 muaj..!?

min lexim

Duke mos pasur nevojë të bëjmë analizë retrospektive mbi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, meqë shqiptarët e Kosovës e dinë fort mirë faktin se pa ndihmën e tyre sot nuk do ta kishim një Kosovë të lirë, shtet sovran dhe të pavarur, prandaj nga këndvështrimi im personal dua t’i theksoj disa arsye, se pse miqtë amerikanë janë “të zhgënjyer dhe të shqetësuar” me mospranimin e kërkesës së tyre nga ana e qeverisë “Kurti-2” për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale të serbëve në veri në targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Së pari, mendoj se miqtë tanë amerikan e dinë fare mirë se shteti i Kosovës është një storie e suksesit në angazhimin e tyre politik dhe ushtarak në Ballkanin perëndimor në dekadën e fundit të shekullit 20-të si dhe në vazhdim, duke u nisur gjithnjë nga këndvështrimi universal i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, i ruajtjes së vlerave demokratike në botë, i luftës kundër diskriminimit të popujve, i pengimit të krimeve, gjenocideve si dhe nga zhbërja e tyre etnike, siç ka ndodhur me shumë popuj të botës, ku rasti i fundit kishte ndodhur me popullin shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Mirëpo, falë vendimit të Administratës amerikane në krye me presidentin Bill Clinton dhe bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë fashiste do në Kosovë do t’i ndalin krimet monstruoze të saj ndaj shqiptarëve, duke e bërë Kosovën vend të lirë dhe shtet të pavarur.

Pikërisht, për mosmirënjohjen e duhur ndaj gjithë asaj që amerikanët kanë bërë për shpëtimin e qenies fizike dhe etnike të 2 milion shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb, mendoj se miqtë tanë amerikan sigurisht se janë ndjerë të zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës së tyre nga ana e qeverisë “Kurti-2” për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertim të targave ilegale të serbëve në veri në targa të RKS, veprim ky të cilin qeveria “Kurti-2” nuk është dashur ta bënte në asnjë mënyrë..!?

Së dyti, dhe më i rëndësishmi është fakti, se me refuzimin që i është bërë kërkesës së miqve tanë amerikan nga ana e qeverisë së Kosovës për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, më ka rezultuar, se ekipi qeverisës i Kosovës në krye me A. Kurtin si dhe opozita, ose nuk i kanë kuptuar mirë planet dhe strategjinë politike-ushtarake amerikane kundrejt luftës në Ukrainë dhe qëllimin e furnizimit të saj me armët më moderne të luftës, ose nuk e njohin fare politikën dhe diplomacinë amerikane kundrejt diktatorit rus V. Putin, por as hegjemoninë e re ruse në Evropë dhe skenarin e saj pushtues ndaj vendeve të dala nga ish Bashkimi Sovjetik !

Jam shumë i sigurt, se fati dhe e ardhmja e Evropës dhe botës në masë të madhe do varet nga epilogu i luftës në Ukrainë, gjegjësisht nga strategjia afatgjate e Amerikës ndaj Rusisë, Lindjes së largët dhe Kinës, kështu që ta refuzosh kërkesën e miqve tanë amerikan në rrethana të luftës në Ukrainë, mbase me motive politike dhe me një megalomani absurde, krejtësisht në dëm të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe interesave nacionale të popullit shqiptar, është hipokrizi mbase edhe një lojë tejet e rrezikshme!

Po ashtu, marrja me targa si një çështje teknike në kohën kur në Evropë janë duke ndodhur ngjarje me peshë historike për gjithë popujt e saj si dhe të ardhmen e tyre nën kërcënimet e armëve bërthamore ruse dhe hegjemonisë së saj bolshevike, siç e potencoi këtë nonsens edhe ambasadori amerikan në Beograd, K. Hill, del se një vendim i këtij lloji për targat si dhe shfaqja e muskujve ndaj Amerikës nga pushtetarët tanë të pa kaçik, pa dyshim se kjo non-shallancë miqtë tanë amerikan i ka shqetësuar, për më tepër injoranca politike e partnerëve të tyre kosovarë!

Në vend se të jenë bashkëpunues dhe miratues të këshillave të miqve tanë amerikan, kur dihet fare mirë se Kosova është një bazë strategjike për SHBA-të, ku pikërisht brenda planeve të saj ushtarake, politike dhe ekonomike në botë Kosova zënë një vend kyç në ballafaqim me hegjemoninë serbo-ruse si dhe rritjen graduale të dominimit kinez në disa pjesë të botës, duhet thënë hapur se kjo koincidencë historike e miqësisë shqiptaro-amerikane, është fati ynë i madh si komb që Zoti na e ka dhuruar në këtë fillim shekull.

Vetë fakti se miqtë tanë amerikan po bëjnë çmos që sa më para të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve të tyre fqinjësore, flet qartë se pse amerikanëve po iu ngutet që para përfundimit të luftës në Ukrainë, problemet dhe çështjet e pazgjidhura midis popujve në Ballkani perëndimor të përmbyllën sa më shpejt që të jetë e mundur. Andaj, në kuadër të angazhimeve intensive të SHBA-ve që njëherë e mirë të përmbyllet kapitulli i mosmarrëveshjeve dhe i synimeve hegjemone të Serbisë ndaj Bosnjës dhe Kosovës, etj., mos dëgjueshmëria dhe sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësve shtetëror të Kosovës ndaj superfuqisë numër një në botë, SHBA-ve, mbase siç duket jashtë kornizave të miqësisë dhe partneritetit me amerikanët, përveç se është sjellje zhgënjyese, është pa dyshim, edhe shqetësuese, që e thënë me alegori, ngjanë me sjelljen e një nxënësi të kasës së pestë fillore, i cili tenton të paraqitet më i dijshëm dhe më i aftë se profesori i tij me diplomë universiteti..!?

Story i mëparshëm

“Gazzetta dello Sport” zbulon të ardhmen e Kristjan Asllanit

Story i radhës

Pse janë të zhgënjyer miqtë tanë amerikanë se qeveria nuk e pranojë për shtyrje të afatit për targat ilegale serbe për 10 muaj..!?

Të fundit nga